12.2 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

KDI: Qytetarët i kanë ndëshkuar kryetarët që kanë menaxhuar keq

KDI-KS-logoNë kohën kur pozita dhe opozita shtyhen me njëra tjetrën për borxhet e lëna nëpër ato komuna ku kanë udhëhequr, analistë që vlerësojnë punën e komunave, theksojnë se është herët të vlerësohet se si do të menaxhojnë buxhetet e komunave kryetarët e rinj. Por, ata potencojnë se ndryshimi që e kanë bërë qytetarët me votat e tyre tregon se janë ndëshkuar ata ish kryetarë që kanë keq -menaxhuar me paranë e taksapaguesve.

Përderisa ish subjektet që kanë udhëhequr me komuna vazhdojnë të kritikojnë punën e kryetarëve të rinj, shoqëria civile thotë se janë qytetarët ata që kanë bërë ndryshime përmes votës së tyre. Isuf Zejna nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se edhe pse është ende herët të jepen vlerësime rreth menaxhimit të buxheteve komunale nga kryetarët e rinj, megjithatë ndryshimet nëpër disa komuna tregojnë se qytetarët kanë qenë ndëshkues ndaj atyre kryetarëve që kanë keq menaxhuar me paranë publike.

“Është herët të vlerësohet nëse këto qeveri kanë me menaxhuar buxhetin më mirë se sa qeverisjet paraprake që kanë qenë në komuna. Mirëpo, vet fakti që ka pasur ndryshime në këto komuna është një indikator që qytetarët e Kosovës e kanë ndëshkuar një lloj qeverisje dhe që kanë pritje tjera prej qeverive të reja”, tha Zejna për Radio Kosovën.

Sipas Zejnajt nëse kryetarët e keq menaxhojnë paranë e taksapaguesve atëherë qytetarët duhet të jenë më vigjilent dhe t`i raportojnë rastet. Kjo sipas tij, paraqet vetëdijesim të qytetarëve për t`i ndëshkuar të gjithë ata kryetarë që e keqpërdorin buxhetin.

“Ne presim që edhe qytetarët kanë me qenë më vigjilent në përcjelljen e punës së kryetarëve të rinj, për shkak se logjikisht qytetarët kanë edhe një pritshmëri më të madhe se kryetarët e rinj do ta menaxhojnë buxhetin më mirë”, tha ai.

Ndryshe, për dallim nga viti i kaluar Zejnaj thotë se këtë vit ende nuk ka pasur raportime të qytetarëve për keq menaxhim të buxhetit. Sipas tij, në gjatë mujorin e dytë të vitit mund të ketë raportime porse pritjet e qytetarëve nga kryetarët e rinj, për punë më efikase, janë shumë më të mëdha në krahasim me qeveritë e kaluara komunale.

Më Shumë

Nesër finalja e madhe e Eurovisionit, “Zjerm” performon e fundit

Një natë magjike pritet nesërmbrëma, ku 26 shtete do të ngjiten në skenën e Eurovision 2025 për të garuar për trofeun e madh. Mes tyre,...

Pagoi 18 mijë euro kamatë për shkak të një borxhi prej 7 mijë euro, ngritet aktakuzë ndaj dy personave për fajde e kanosje

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, ku i pari dyshohet për veprat penale të...

Lajmet e Fundit