11.6 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Kërcënimet nuk na zmbrapsin zotëri Çoçaj!

Nexhat cocaj DKADrejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, nëpërmjet një reagimi vetëm sa e ka konfirmuar vërtetësinë dhe saktësinë e lajmit që është publikuar në “PrizrenPress”.

Për hirë të korrektësisë së lexuesve, “PrizrenPress”, konfirmon se drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj, këtë reagim të tij, të cilën po e publikojmë nuk e ka dërguar në adresë të “PrizrenPress”-it, aty ku edhe është prodhuar dhe publikuar lajmi.

Ai ka shfrytëzuar mediat e tjera, për të reaguar ndaj publikimit të lajmit për aktakuzën me të cilën ai bashkë me tre të tjerë po përballet në Gjykatën Themelore në Prizren. Ky veprim i tij nuk është bërë pa qëllim, pasi që ka qenë në dijeni se lajmi i publikuar ka qenë i kompletuar dhe i konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

Për t’i ikur të vërtetës, ai ka shfrytëzuar korrektësinë dhe hapësirën e mediave të tjera.

Reagimin e Çoçajt, “PrizrenPress” e ka siguruar nga kolegët e mediave, të cilat na kanë përcjellë. Në e-malin e dërguar mediave të tjera nuk figuron edhe e-mali zyrtar, [email protected]. Këtë mund të shikojnë dhe konfirmojnë secili medium që ka marrë reagimin e drejtorit Çoçaj.

Pavarësisht këtij veprimi të ulët të drejtorit Çoçaj, Redaksia e “PrizrenPress”-it, për hirë të lexuesve ka marrë vendim t’i kundërpërgjigjet këtij reagimi, i cili është ndërtuar nga fillimi deri në fund, në bazë të insinuatave dhe shpifjeve me qëllim të vetëm –KËRCËNIMIN.

Drejtori Çoçaj në këtë reagim vetë e konfirmon se lënda e tij dhe tre të tjerëve me numër 331/13, më të cilën akuzohet nga Prokuroria Themelore, është në shqyrtim të Gjykatës Themelore në Prizren. Këtë e ka thënë edhe “PrizrenPress”.

Është konfirmuar edhe në mënyrë zyrtare edhe nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj. Çoçaj “arsyetohet” se kjo aktakuzë e Prokurorisë është e vjetër, ndërkohë që e pranon se lënda është në proces e sipër dhe e papërfunduar nga Gjykata!!! Si mund të jetë e vjetër një lëndë që është në proces të shqyrtimit dhe ende pa e dhënë verdiktin Gjykata?!

Në mungesë të argumenteve për të demantuar lajmin, Nexhat Çoçaj në këtë reagim fillon të shpifë. E zhvendos vëmendjen e lexuesve për një çështje për të cilën nuk ka të bëjë asgjë me “PrizrePress”-in. Me anë të insinuatave tenton të personalizojë dhe t’i ikë vërtetësisë së lajmit.

Lexuesi mund t’i kuptojë lehtë të pavërtetat e tij të shkruara në reagim. Fillimi dhe fundi i reagimit të tij nuk përputhen askund!. Nuk ka se si të përputhen, sepse ato nuk mund të dalin në fund të vërteta. Fundi-fundit lexuesi dhe çdo qytetarë i Prizrenit është i njohur dhe e dinë se kush janë shpifësit në këtë mes.

“PrizrenPress” për dy vite të funksionimit ka dëshmuar se nuk punon me diktate. Këtë më së miri e konfirmojnë çdo ditë lexuesit, të cilët këtë portal e lexojnë ‘pa syze të pushtetit e të politikës’. “PrizrenPress” synim të vetëm ka informimin e drejtë dhe profesionalizmin. Nuk kemi synim tjetër. Pas këtij portali informativ, qëndron vetëm lexuesi.

KËRCËNIMI i drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, se do të ndjek rrugën ligjore nuk do të na zmbraps. Përkundrazi.

“PrizrenPress” do të vazhdojë edhe më fuqishëm për të thënë të vërtetën dhe të nxjerrë para opinionit të gjitha keqpërdorimet e gjetura. Do t’i trajtojë të gjitha problemet në arsim dhe në sektorë të tjerë, me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Prizrenit. Nuk do të kursejmë askënd.

Askush nuk ka arsye të qëndroi nën presion të ‘PrizrenPress’-it, nëse pas punës së tij qëndron, ndershmëria, përgjegjshmëria, ndërgjegjja, e vërteta dhe transparenca.

“PrizrenPress” nuk ka për qëllim të njollosë asnjë individ apo drejtori të Komunës, duke përfshirë këtu edhe atë të Arsimit. KY NUK ËSHTË MISIONI YNË.

Drejtorin Çoçaj e inkurajojmë që të ndjekë rrugën ligjore, për cilindo shkrim që mendon se ka qenë i natyrës së shpifjes. Por, jo vetëm Çoçajn.

“PrizrenPress” nuk lëvizë për asnjë milimetër për të gjitha informacionet që ka publikuar deri më tash. Ne nuk shpifim. Jemi të gatshëm të përballemi me organet e drejtësisë për secilin shkrim që kemi publikuar. Jemi të sigurt se deri më tash e kemi thënë vetëm të vërtetën.

Prandaj, edhe një herë krejt në fund e ftojmë drejtorin e Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajn që të vazhdojë rrugën ligjore. “PrizrenPress” nuk ndalet…

Mirupafshim në gjykatë!

Redaksia ‘PrizrenPress’

Data 6.9.2014

Reagimi i plotë i drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt

Reagim, ndaj lajmit të rremë nga portali PrizrenPress: “ Prokuroria ngritë aktakuzë të re , kundër drejtorit btë arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj”

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, pas lajmit të devijuar nga portal shpifës “PrizrenPress” se gjoja “Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritë aktakuzë të re kundër drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt. Bashkë me Çoçajn, akuzohen edhe Nezir Osmani, Gëzim Gergi dhe Sami Makolli” , bën reagim për hir të realitetit dhe në mënyrë që opinioni të mes jetë i dezinformuar nga shpifësit, të cilët këtë lajm e kanë dhënë me qëllime të caktuara. Autori i shkrimit në shenjë hakmarrje për shkak se i vëllai i tij pa kualifikuar përkatës ka punuar në një shkollë dhe tash pas I është shpallur i lirë vendi i punës në bazë të UA të MASHT-it, meqë vëllai i tij ka të kryer fakultetin jo përkatës që kërkohet me konkurs. Andaj, për këtë arsye në shenjë të hakmarrjes ai trillon lajme kinëse është hapur rast I ri në prokurori, kur në fakt ky rast është që nga muaj nëntor i vitit 2009 dhe është në fazën përfundimtare të gjykimit.

E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që shpif PrizrenPressi, sepse fjala është për fotokopjet e shkollave nga viti 2009, kur unë kam qenë në detyrën e koordinatorit në DKA. Nuk është hera e parë që ky farë “gazetari” bën presion për çështje personale dhe me urdhra të atyre që e kanë punësuar dikur dhe tash i kërkojnë që të jet në shërbim të tyre me dezinformata.

Unë edhe më herët dhe tash deklaroj se i bindem vendimeve të organeve të drejtësisë dhe kërkoj, nga opinion që shpifësin ta konsiderojnë shpifës, sepse ky rast nuk është rast i ri, por rast në prokurori do të jetë për portalin PrizrenPress, për të cilën jemi duke përgatitur kallzim penel për shpifje, rrena dhe trillime në dëm të drejtorit të DKA-së duke dezinformuar opinionin në vazhdimësi.

Ky dezinformim i Prizrenpresit është i dhjeti me radhë, duke bërë presion që t’i mundësohet punësimi i vëllait të tij pa përgatitje arsimore. Ka ardhur koha që me shpifësit te komunikohet vetëm në gjykata, sepse është e patolerueshme që për interesa të ngushta familjare të dezinformohet opinioni i gjerë.

Nexhat Çoçaj, drejtor i DKA-së në Prizren

Më Shumë

Fermerët e Rahovecit kanë nxjerrë në treg prodhimin e ri të trangullit

Fermerët e komunës së Rahovecit kanë dalë në treg me trangujt, ndërsa e konsiderojnë një fillim të mbarë verën e këtij viti. Pikat grumbulluese...

Dragashi dhe Mavrova-Rostusha drejt binjakëzimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar

Një delegacion nga Komuna e Dragashit, i kryesuar nga kryetari Bexhet Xheladini, realizoi sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës në...

Lajmet e Fundit