3.1 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Kërcënimi i Joshuas para meçit me Fury: Do t’ia heq kokën në ring Tysonit

Anthony Joshua thotë se do të mposhtë bashkatdhetarin e vet, Tyson Fury, në meçin e vitit të ardhshëm, duke e kërcënuar atë se do t’ia heqë kokën grushte të njëpasnjëshme.

Ky kampionët e botës në peshat e rënda nga Britania e Madhe pritet të përballen në një meç madhështor për unifikimin e titujve të botës në maj të vitit 2021, transmeton Gazeta Express.

Joshua i mban tituj në WBA, WBO, IBF dhe IBO, ndërsa Fury titullin në WBC.

Pavarësisht se mban vetëm një titull, Fury është ende i pamposhtur dhe është favorit për ta rrahur Joshuan, sipas kompanive të basteve.

Megjithatë, Joshua, i cili e ka një humbje në karrierë deri tani, thotë se aftësitë e tij për ta menaxhuar presionin dhe për t’i analizuar kundërshtarët nënkupton se ai do ta fusë Furyn në dorë si asnjë boksier tjetër.

“Mund ta shoh çdo gjë që bën ai. Unë e analizoj atë dhe reagoj mirë”, tha Joshua kur u pyet sesi e sheh zhvillimin e luftës.

“Nuk dua të them shumë. Të tjerëve mund t’iu duket se ai lëviz një milion milje në orë. Por unë e di sesi ta ngadalësoj një luftëtar dhe e vërej çdo gjë që do të ndodhë, pra unë jam në zonën time dhe e shoh çdo gjë që ndodh”, shtoi ai.

Joshua më pas e kërcënoi Furyn: Dua t’ia heq kokën kur të futemi në ring”. /Gazeta Express/

Më Shumë

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër mban takimin e dytë publik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër do të mbajë takimin e dytë publik me qytetarët. Takimi  do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve...

Lajmet e Fundit