25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Kërcënohet Astrit Gashi

Gazetari Astrit Gashi ka marrë një kërcenim nga shefi i Njësisë së Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu. Këtë fakt e ka bërë publikë vetë Gashi në profilin e tij në Facebook. Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Gashit.

“Denoncim publik ndaj kercenimit te shefit te Njesise se Inteligjences Financiare Dardan Nuhiu

Te dashur miq, ju njoftoj edhe publikisht se para disa minutash mora nje thirrje telefonike me mesazh e ton kercenues nga Dardan Nuhiu, Shef i Njesise se Inteligjences Financiare te Kosoves.

Nuhiu me nje ton kercenues mu drejtua me keto fjale:

– Astrit Gashi a e din se cfare ke publikuar dhe cilat jane pasojat? Do t’i shohesh!

Pra nuk kishte as mirembrema dhe as ndonje pershendetje kurtoazie si do duhej ta bente nje zyrtar i shtetit. Por z. Nuhiu me drejtoi nje mesazh paralajmerues e madje edhe kercenues .

Une i thash, dhe per kete kam deshmitare, ” Vetem vazhdo”. Ketu nderpreme telefonaten.

Kjo thirrje te dashtur miq eshte kercenim ndaj lirise se mediave dhe te shtypit nga nje institucion qe i pergjigjet drejtpersedrejti Qeverise se Kosoves.

Arsyeja e ketij kercenimi ishte publikimi ne Gazeta Blic te nje dokumenti per transaksionet financiare te kandidatit per kryeprokuror te shtetit z. Aleksander Lumezi.

E porosis Nuhiun dhe shefat e tij ne qeveri, qe presionet dhe kercenimet nuk mund te me ndalin as mua personalisht dhe as gazetaret e Gazeta Blic.

Ju rikujtoj une jam vetem drejtues i Bordit, por mbeshtes ne ploteni punen e gazetareve te redaksise.

Ftoj qytetaret e lire, mediat, shoqatat e gazetareve te rreshtohen krah te fjales se lire. Gjithashtu ftoj Qeverine e Kosoves te distancohet nga sjelljet e zyrtarit te saj dhe te merr masa ligjore ndaj te njejtit, ne mbrojtje te fjales se lire, te drejtes se publikut per te ditur te verteten dhe demokracisë” (sic.). /Telegrafi/

Më Shumë

Osmani: Kosova tashmë është Republikë, e kemi obligim angazhimin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

  Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 25-vjetorin e zhdukjes së tij. Ajo ka thënë se prej 25-vjetësh, emri i intelektualit e...

Totaj viziton disa biznese të Prizrenit

Kryetari i komunës ë Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte ka vizituar dhe ka parë nga afër të arriturat e disa prej bizneseve të...

Lajmet e Fundit