14.8 C
Prizren
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Kërkesa e Haxhi Avdylit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, i ka bërë thirrje kryetarit të partisë, Isa Mustafa dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) që gjatë ditës së sotme ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Avdyli përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se VV dhe LDK duhet të mendojnë më shumë si qytetar i Kosovës për hallet dhe kërkesat që këta kanë dhe më pak për kryetar partish.

Ai shton se është koha që sot të nënshkruhet marrëveshja e shumëpritur nga qytetarët sepse zhgënjimi qytetar i nesërm mundet të iu hakmerret dy palëve.

Shkrimi i tij i plotë:

Në momentin kur jemi 24 orë para konstituimit të Kuvendit, është momenti që kryetari i LDK-së e VV-s më shumë të mendojnë si qytetar i Kosovës me shumë halle e kërkesa e më pak si kryetar partish. Më shumë të takohen me punëtorë të sektorit privat, me arsimtarë e studentë, me mjekë e pacientë , me bujqë e biznesmenë e më pak të dëgjojnë jurishnikët partiakë, militantë, servil e karrierista që më shumë kanë hallin e vetes e klanit se sa hallin e shtetit. Guri në rrugën e koalicionit mund të hiqet nëse behemi bashkë për ta larguar e nga ai gur të ndërtojmë Ura mirëbesesimi e bashkëpunimi afatgjatë. Sepse ai guri (posti i Presidentit) mbetet vetëm një mjet për të larguar malin e gurëve e shkëmbinjëve të keqqeverisjes së kaluar e fushave të minuara nga ata. Koha është sot që Isa Mustafa ,Vjosa Osmani e Albin Kurti të nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur nga qytetarët sepse zhgënjimi qytetar i nesërm mund ti hakmerret dy palëve por edhe vendin e vendos në rrugë pa krye. Nesër mund të kemi koalicion me fitues të besimit qytetar ose fërkim duarsh të humbësave të zgjedhjeve të 6 tetorit që veq në ujëra të turbullta mbijetojnë politikisht.

Më Shumë

QKMF-ja në Prizren organizon aktivitete vetëdijësuese për Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, në bashkëpunim me ekipet profesionale shëndetësore, ka organizuar sot...

Rregullohet zona përreth burimit natyral në Poslisht, krijohen kushte më të mira për vizitorët

Autoritetet komunale të Prizrenit të mërkurën kanë përuruar parkun e rregulluar përreth hapësirave te “Gurra” në fshatin Poslisht. Me këtë rast është theksuar se ky...

Magjia e dritës

Lajmet e Fundit