Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në komunikacion

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës duke u nisur nga rrethanat e ndryshimit të motit, si dhe vështirësitë që krijohen në qarkullimin e automjeteve si pasojë e mjegullës, shiut, erës, borës dhe ngricave ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion.

Në komunikatën e Policisë thuhet se siguria rrugore do të trajtohet gjithmonë me seriozitet nga Policia e Kosovës dhe njësitet e saj.

“Të gjitha akset rrugore do të jenë të mbuluara nga Njësitë Rajonale të Komunikacionit, të cilat do të ushtrojnë kontroll të vazhdueshme për pajisjen e automjeteve me goma dimërore, zinxhirë, në ato akse ku është i nevojshëm përdorimi i tyre, si dhe për respektimin e normave të shpejtësisë së lejuar dhe përshtatja e kushteve të rrugës, gjithashtu edhe ndërmarrjen e masave preventive ndaj shoferëve të cilët janë të obliguar për përdorimin e dritave për ndriçimin e rrugës dhe dritat e mjegullës në rastet e zvogëlimit të dukshmërisë së rrugës”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike si dhe të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku bora dhe ngricat janë të pranishme.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

“Me angazhimet njësiteve policore dhe institucioneve tjera përgjegjëse, si dhe me një kujdes të pjesëmarrësve në komunikacion, besojmë që kjo sezone dimërore të kalohet me një numër më të vogël të aksidenteve”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot në orët e mëngjesit në rrugën Deçan-Pejë ka humbur jetën një 23-vjeçar në një aksident trafiku.

Deri të aksidenti ka ardhur përderisa drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës, më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur ‘te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, ka dalë jashtë rruge në të djathtë dhe është përplasur me një shtëpi. /Telegrafi/

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit