Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, reperi Stresi ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë pas daljes nga ky format.
Stresi krahas debateve dhe situatave të ndryshme që u përfshi në BBVK, përmendi në disa raste edhe martesën e tij me ish-gruan, Keisi.
Reperi ishte shprehur i penduar që u nda ajo duke kërkuar edhe të ribashkoheshin dhe pas disa javësh Keisi i dërgoi një video-mesazh për t’i treguar se e ka përkrahjen e saj.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/Screenshot_6.png)
Së fundmi Stresi dha intervistën e tij të parë në emisionin “Ditë pas dite” në Radio Televizionin Shqiptar, ku përveç që foli për gjithë rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së famshme, ai zbuloi gjithashtu se ka komunikuar me Keisin pas dalje nga BBVK.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/640-0-5baa57d202122.png)
”Folëm kur dola, janë gjëra private mes nesh. Rëndësi ka të jetë mirë kudo që të jetë, i uroj shëndet, nuk kam çfarë flas”, u shpreh Stresi.
Rap-artisti foli edhe për që e shtynë që të mos krijonte diçka me vajzat e shtëpisë, duke u shprehur se kishte mbajtur një pozicion të qartë që në fillimi dhe se nuk kishte hyrën në “BBVK” për të gjetur dashurinë.
“Aty brenda gjithmonë ka lidhje, por ishin parimet e mia që të mos dal jashtë vetes, nga deklaratat e mia mos të thyej principe është shumë i rëndësishëm formati ku shihen 24 orë live, por nuk rrëshqita”, tha Stresi. /Telegrafi/