Hoxha nga ‘Liria ka emër’: Historia nuk mund të rishkruhet

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

 

Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë mbajtur konferencë për medie, në lidhje me përgatitjet dhe detajet finale për “Marshin për Drejtësi”, i cili do të mbahet të dielën, me 2 prill, në Prishtinë, raporton RTKlive.

Me këtë rast, ideatorja e kësaj platforme, Eliza Hoxha tha se kanë marrë mbështetje nga shumë qytetarë e akterë politikë të cilët i kanë dalë në përkrahje marshit.

Ajo tha se e është e rëndësishme që të këtë unifikim. “Ne jemi të lumtur që pothuajse të gjitha partitë politike i janë bashkuar marshit.

“Unë besoj që të gjithë kemi arsye për të dal në marsh. Liria ka shumë emra. E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e gjithsecilit prej nesh. Ftesat tona për të ju bashkuar marshit kanë gjetur përkrahje të jashtëzakonshme. Kjo mbështetja e pa rezervë tregon nevojën për te dalë në mbrojtje të historisë tonë të lavdishme”, tha ajo.

Ndërkaq, Ismail Tasholli tha se e vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit tonë, është e vërteta e Kosovës, të cilën duhet ta mbrojmë të gjithë.

“Siç e dini, e kemi për mision e qëllim qytetar,  që dinjitetin dhe të drejtën tonë ta mbrojmë me përkushtim, Në këtë rast, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, trashëgiminë e saj historike dhe luftën tonë heroike.Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të imponuar dhe të drejtë për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës dhe për lirinë e vendit tonë. Këtë të vërtetë duhet ta ruajmë gjithë, sepse është një e vërtetë e çdonjërit. Është e vërteta e Kosovës së djeshme, e të sotmes dhe e Kosovës të së nesërmes”, shtoi ai.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit