11.2 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Këshilli i Evropës pret epilogun e takimit Thaçi – Daçiq

Bashkimi evropianPo qe se Marrëveshja e Brukselit zbatohet në tërësi, presim që Këshilli i Evropës në samtin e 20 dhjetorit të japë sinjalin startues për fillimin formal të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, që do të thotë se konferenca e parë ndërqeveritare nuk do të mbahet në atë ditë por në fillim të vitit 2014, kanë thënë për gazetën Danas anëtarët e Bundestagut Peter Bayer dhe Mariluise Beck gjatë qëndrimit në Beograd.

„Vendimi i Këshillit të Evropës varet shumë nga epilogu i takimit të kryeministrave Daçiq e Thaçi të premten (nesër) në Bruksel. Nëse arrihet marrëveshja për çështjet e hapura, përkatësisht për jurisprudencë, Marrëveshja e Brukselit do të zbatohet në tërësi, që është parakusht për caktimin e datës së konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së dhe Serbisë. Marrë para sysh sinjalet pozitive ardhur nga të dy palët, kam arsye të jemi optimistë”, ka deklaruar Peter Bayer, deputet i CDU –së i lider i të cilit është Angela Merkel.

Gjatë qëndrimit në Beograd deputetët gjermanë, janë takuar me nënkryetarin e Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq dhe me të kanë biseduar kryesisht për çështjen e Kosovës.

„Ua kemi bërë me dije bashkëbiseduesve se marrëveshja për kompetencat e Asociacionit serb të komunave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes obligative juridike ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk është kush për fillimin e negociatave të Serbisë me BE-në. Kjo marrëveshje duhet të jetë e ngjashme me marrëveshjen gjermano – gjermane dhe është e nevojshme që Serbia atë ta nënshkruajë me Kosovën para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, ka thënë Peter Bayer.

Mariluise Beck ka sqaruar se “insistimi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës kushtëzohet nga përvoja e keqe që kemi me Qipron. Ne në fund duam që Serbia e Kosova të bëhen pjesë e BE-së, e jo ato të zihen rreth sovranitetit”, ka shtuar ajo.

Më Shumë

Si e bëri për vete yllin shqiptar? Callum Turner flet për lidhjen me Dua Lipën

Aktori i famshëm Callum Turner ka folur hapur për marrëdhënien e tij në distancë me të fejuarën e tij, yllin botëror të muzikës, Dua...

Zhduket një e mitur në Prizren

Një e mitur është zhdukur në Prizren. "Një nënë ka raportuar se vajza saj e mitur ka dalë nga shtëpia më 18 tetor dhe  nuk është...

Lajmet e Fundit