14.1 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Këshilltarja e Haradinajt viziton familjarët e 22 vjeçarit nga Mushtishti që vdiq nga plagët në punë

Albena Reshitaj, këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjarët e 22 vjeçarit, Krenar Jeminit, i cili vdiq të dielën pas plagëve që mori në vendin e punës.

Reshitaj përmes një shkrimi në llogarinë Facebook ka treguar se e ka njohur personalisht të Krenarin, për të cilin tha se kishte qenë mjaftë punëtor dhe një djalë shembullor. Ndërsa ka thënë se Qeveria e ka për obligim moral dhe ligjor të krijojë ambiente dhe mirëqenie më të sigurt në punë për të gjithë qytetarët.

Ky është postimi i plot i saj:

Sot isha për ngushëllime në fshatin Mushtisht të Komunës së Therandës, në familjen Jemini me rastin e vdekjes tragjike në vendin e punës të birit të tyre, të riut Krenar Jemini. Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe shumë punëtor. Atë e njoha edhe personalisht përmes të rinjëve të familjes sime të cilët e kishin shok e kolegë të mirë që si të rinjë e entuziast provonin të punonin e fitonin vetë paranë. 
Si Qeveri e kemi obligim moral e ligjor për të krijuar ambiente pune dhe mirëqenie me të sigurtë për të gjithë qytetarët e vendit. Zoti u dhashtë forcë të gjithë familjarëve, miqëve e shoqërisë për ta tejkaluar këtë dhimbje. 

M

Më Shumë

Latifi mbledh drejtorët, diskuton ecurinë e punëve dhe prioritetet komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Sipas njoftimit, në takim u diskutua për ecurinë...

Fiton edhe Drita, sfidon P.C Prizrenin në finale

Drita ka siguruar finalen e madhe të Ligës së Parë, pasi ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj New Basket me rezultat...

Lajmet e Fundit