Këto janë fjalët e para të Andi Zeqirit si lojtar i Brighton

Sulmuesi Andi Zeqiri synon të lërë gjurmë te Brighton Albion, që zyrtarizuan transferimin e tij të enjten.

Lojtari kaloi nga Lausanne-Sport te Brighton, ku nënshkroi marrëveshje katër-vjeçare me klubin anglez.

“Unë e di se ai (trajneri Graham Potter) u beson lojtarëve të rinj. Ai ka një mënyrë të mirë për të luajtur, gjë që më pëlqen. Unë e di që ekipi shpesh kanë topin dhe u pëlqen ta kenë shumë në zotërim”.

“Kam pasur mundësinë të shoh se çfarë po më propozon trajneri për sa i përket sistemit të lojës. Është sinqerisht diçka që më bindi vërtet – shpresoj të bëj gjëra të mëdha me të”.

“Brighton është një ekip i mirë. Unë i kam parë ata të luajnë disa herë, veçanërisht kundër United që ishte me të vërtetë mirë dhe mund ta shihja veten si pjesë të kësaj skuadre. Shpresoj se mund të bëjmë disa gjëra të mira këtë sezon”, ka thënë sulmuesi shqiptar.

Zeqiri shënoi 22 gola në 37 paraqitje sezonin e kaluar për klubin zviceran dhe shpreson të vazhdojë me formë të mirë.

“Unë jam një sulmues që më pëlqen shumë të luaj me shpinë prej golit. Kam një goditje të fuqishme dhe jam përfundues i mirë i rasteve. Unë mund të luaj në disa pozicione.”, deklaroi Zeqiri për ueb faqen e klubit.

 

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit