14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Këtu do të jetë e ardhmja e Massimiliano Allegrit

Dje, Massimiliano Allegri,zbuloi diçka interesante për të ardhmen e tij, duke u shprehur se, në Itali ai nuk sheh destinacione tjera përpos Juventus.“Pas Juventus, mendoj se do të shkoj jashtë vendit, ku do të jem trajner i ndonjë klubi edhe 5-6 vite, përpara se të marr përsipër një ekip kombëtar”, tha Allegri

Natyrisht, gjuetia për Allegrin ka filluar dhe sipas raportimit të “The Sun”, destinacioni i ardhshëm i trajnerit italian është zgjedhur dhe lidhet me emrin e Chelseat. Nuk është edhe ndonjë mister se Allegri dëshiron të ketë një përvojë në Premier League dhe stoli i “Bluve” të Londrës, mund të jetë mundësia më e mirë.

Gjithashtu, për shkak se, pas një viti të parë të madh, Antonio Conte nuk e ka ruajtur ritmin me Chelsean, italiani do të largohet në fund të sezonit. Disa ekipe janë në radhë, të gatshëm për ta mirëpritur atë si trajner, përfshirë edhe ekipin kombëtar italian.Në anën tjetër, Allegri në Angli, është gjithashtu i lidhur edhe me Arsenalin, i cili mund të ndahet nga Arsene Wenger.Kurse, destinacionet e tjera në Premier League duken të pamundura, ku dy klubet nga Manchester dhe ai i Liverpool, janë të kënaqur me Mourinhon, Guardiolan dhe resperktivisht gjermanin Klopp.

Më Shumë

Përmirësohet ndriçimi publik në disa lagje të Prizrenit

Ndriçimi publik në Prizren po përmirësohet në disa zona të qytetit, në kuadër të ndërhyrjeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Kryetari i Komunës së Prizrenit,...

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Lajmet e Fundit