13.5 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Kevin Baker lirohet nga Ponte Prizreni

Basketbollisti amerikan i KB Prizrenit, Kevin Baker, është ndarë me ekipin e tij. Njoftimin e ka bërë të ditur skuadra e Ponte Prizrenit, ndërsa ekipi ka shkruar se ndarja ka ardhur me marrëveshje të dyanshme.

“Me marrëveshje të dyanshme, nga sot lojtari Kevin Baker nuk do jetë pjesë e skuadrës tonë. Baket ka zhvilluar gjithsej nëntë lojë te Ponte Prizreni. E falenderojmë atë për kontributin dhe i dëshirojmë suksese në karrierë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i ekipit bardhezi nga Prizreni.

KB Prizreni që drejtohet nga trajneri Arbnor Rifati aktualisht ka bilanc 4-5 në Superligë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa mbrëmë pësoi humbjen e pestë të stinorit në derbin lokal ndaj Bashkimit.

Përndryshe, Baker 27-vjeçar në ndeshjet e zhvilluara me ekipin e tij ka arritur mesatare prej 5 pikëve për ndeshje dhe 3.9 kërcimeve për ndeshje.

Më Shumë

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Lajmet e Fundit