13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Audrius Prakuraitis, trajneri i ri i Bashkimit

Trajneri i ri i Bashkimit është Audrius Prakuraitis. Një ditë pas fitores së shënuar ndaj rivalit lokal, KB Bashkimi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin lituanez në fjalë, për të drejtuar skuadrën deri në fund të stinorit.

Njoftimi i KB Bashkimit ka bërë të ditur sukseset e Prakuraitisit me Prishtinën në sezonin 2016/17, ndërsa ka thënë se e njeh mirë basketbollin kosovar.

Lituanezi 57-vjeçar pritet të arrijë këto ditë në Prizren për të marrë drejtimin e ekipit, që përveç garave vendore luan edhe në ligën ballkanike këtë stinor.

Kujtojmë, Prakuraitis me Prishtinën përgjatë gjashtë muajve sa qëndroi në Kosovë fitoi titullin kampion, Kupën si dhe u emërua trajneri i stinorit. Ai pas Prishtinës mori drejtimin e ekipit Al Riffa në Bahrein, ku qëndroi për shtatë muaj, ndërsa prej gushtit të vitit 2019 deri në prill të vitit 2020 ishte kryetrajner i Raplas në Estoni.

“Për të ngritur nivelin e lojës së ekipit tonë, kryesia e KB Bashkimi ka vendosur që ekipit tonë t’i bashkohet një trajner kampion dhe fitues i kupës në Kosovë.  Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur nga Lituania, Audrius Prakuraitis, me të cilin synojmë suksese të mëdha me ekipin tonë. Prakuraitis në sezonin 2016/17 pati dominuar plotësisht në basketbollin kosovar, duke fituar titullin dhe kupën me Prishtinën dhe e njeh shumë mirë ligën tonë. Ai ka karrierë të suksesshme edhe në Rumani, Estoni, Ukrainë dhe Bahrein. Aftësitë e tij për ta drejtuar ekipin drejt sukseseve, e bëjnë të veçantë trajnerin e njohur nga Lituania. Prakuraitis gjatë këtyre ditëve do të jetë në Prizren. Mirësevjen coach Prakuraitis!” — ka shkruar njoftimi i KB Bashkimi për trajnerin e ri të ekipit.

Përndryshe, Bashkimi nisi stinorin me trajnerin e Maqedonisë Veriore Darko Radulovic. Pas largimit të tij nga detyra, punën e vazhdoi ndihmësi i parë i tij Edin Kërveshi për disa xhiro, duke korrë dy fitore dhe tash e tutje pritet të shihet se si do t’ia bëj Prakuraitis me portokallezinjtë./topsporti

Më Shumë

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

Lajmet e Fundit