5.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

KFOR-i turk investon në shkollën “Emin Duraku” të Prizrenit (Foto)

Misioni shërbyes civilo-ushtarak turk dhuroi një tjetër donacion të madh për shkollat e Komunës së Prizrenit, kësaj radhe në ShFMU “Emin Duraku” në Prizren, me anë të projektit për furnizimin e shkollës me 350 banka dhe 700 karrige të reja për nxënës.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Skender Susuri, në emër të kryetarit të Komunës dhe gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle, shprehu falënderimet për këtë donacion dhe donacionet e tjera të Republikës së Turqisë .

Në anën tjetër përfaqësuesi i KFOR-i turk në Kosovë, Koloneli Cem Sinan Barim, pasi ka përmendur Prizrenin si shembull të bashkëjetesës dhe tolerancës mes komuniteteve, ka njoftuar se KFORI-i turk është gatshëm të ndihmojnë fushën e arsimit në Kosovë sa herë që kanë mundësi, raporton Gazeta e Re.

.

Më Shumë

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Lajmet e Fundit