6.6 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Kilaj kërkon besimin e banorëve nga Seniku dhe Maxharra

Kilaj-MaxharreKandidati i për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj, ka vazhduar fushatën duke prezantuar programin para banorëve të fshatrave Senik dhe Maxharrë.

“Në 2007 ne ju kemi premtuar duke kërkuar votën dhe ju na keni besuar, ndërsa sot duhet të besoni punën tonë”, tha Kilaj, duke kërkuar votën nga banorët e Senikut dhe Maxharrës.

Kilaj, ka premtuar ndërtimin e ujësjellësit për fshatin Senik, ndërsa në Maxharre, ju premtoi ndërtimin e rrugëve nëpër lagje dhe trotuarin përgjatë rrugës kryesore.

Nga këto dy fshatra Kilaj ka marrë mbështetje për vazhdimin e Qeverisjes së mirë për Malishevën, në katër vitet e ardhshme.

“Kryetari ka bërë punë që do asnjë fjalë, pasi atë punë e prekim të gjithë dhe e ndiejmë të çdo ditë. Shkolla moderne, rrugët, kanalizimi dhe mbështetja për rastet sociale, janë vetëm disa nga ato gjëra që i shohim, i prekim dhe i ndiejmë çdo ditë”, thanë banorët në fshatin Senik. Ndërsa banorët e Maxharrës, thanë se rruga kryesore, kanalizimi, ujësjellësi, janë ato punë që shihen dhe nuk ka koment për punët e bëra, pavarësisht nevojave të kohës, thuhet në komunikatën e PDK-së. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktivitet ndërgjegjësues për trashëgiminë kulturore në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren do të organizojë një aktivitet...

Përkujtohen me nderime dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi

Në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, janë përkujtuar sot me nderime të larta dëshmorët e kombit Visar M. Hoti dhe Safet L. Latifi,...

Lajmet e Fundit