6.6 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Jepet çmimi Nobel për mjekësinë për vitin 2013

Cmimi Nobel për mjekësinëDy amerikanë dhe një gjerman fituan çmimin Nobel për mjekësinë për vitin 2013. Të tre fituesit punojnë në universitete amerikane.

Amerikanët James Rothman dhe Randy Schekman dhe gjermani Thomas Sudhof u nderuan për studimin e tyre lidhur me organizimin e sistemit të transportit të qelizës.

Fituesit u shpallën sot në Stokholm.

Çmimi për mjekësinë është i pari mes çmimeve prestigjioze Nobel që jepen çdo vit.

Profesor Rothman është kreu i departamentit të biologjisë së qelizës në Universitetin Yale.

Schekman është profesor në departamentin e biologjisë molekulare dhe qelizore në Universitetin Berkeley të Kalifornisë. Ai është gjithashtu studiues në Institutin Mjekësor Howard Hughes.

Profesor Sudhof është gjithashtu studiues tek Instituti Howard Hughes dhe pedagog i fiziologjisë molekulare dhe qelizore në Stanford.

Më Shumë

Gjysmëfinalet e zjarrta

Katër skuadra kanë mbetur në garë për trofeun e çmuar dhe më të rëndësishëm të vitit. Trepça, Bashkimi, Bora dhe Peja synojnë titullin e...

Prizreni merr një pikë në transfertë, barazon ndaj Vjosës

Prizreni ka siguruar një barazim në udhëtim ndaj Vjosës, në kuadër të Ligër së Parë. Skuadra prizrenase kaloi në epërsi dhe e mbylli pjesën e...

Lajmet e Fundit