13.6 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Kilaj premton për çdo vit nga 500 mijë euro investime në bujqësi

kilaj gajrakKandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka prezantuar programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme në fshatin Ballanicë dhe Gajrak .

“Tri janë shtyllat kryesore, në të cilat do të orientohemi në katër vitet e ardhshme, e para në vazhdimin e rregullimit të infrastrukturës, e dyta zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë bujqësia dhe e treta mbrojtja e ambientit”, tha Kilaj.

Ai premtoi se në katër vitet e ardhshme, do të orientohemi në zhvillimin e bujqësisë. “Për vitin 2014, kemi planifikuar 200 mijë euro të investojmë në sektorin e bujqësisë, ndërsa në vitet tjera nga 500 mijë euro, çdo vit dhe do ta fuqizojmë këtë sektor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik”, premtoi Kilaj.

Para banorëve të Bellanicës, Kilaj, premtoi edhe rritjen e kapacitetit të ujësjellësit, pasi tashmë kanë gjetur burime të ujit. Për fshatin Gajrak, ndërkaq premtoi rregullimin e ujësjellësit si dhe investime në rrugët në brendi të këtyre fshatrave, pasi rrugët kryesore, tashmë i kanë si çdo fshat tjetër i Malishevës.

“Jemi alternativa më e mirë në çdo aspekt dhe kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për realizimin e programit tonë”, tha Kilaj.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Halit Krasniqi, i ka dhënë mbështetje të fuqishme Isni Kilaj dhe kandidatëve të PDK-së për Asamblenë Komunale. “Ju duhet të zgjidhni ofertën më të mirë që dëgjoni, por oferta e Isni Kilaj dhe PDK-së për Malishevën, është më e mirë, prandaj votojeni këtë ofertë për të vazhduar me Qeverisjen e mirë për Malishevën dhe për bërjen e Malishevës evropiane”, ka porositur votuesit e këtyre dy fshatrave deputeti Krasniqi./PrizrenPresss.com/

Më Shumë

Liria pret Feronikelin 74 në Prizren

Liria e Prizrenit do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Feronikelit 74, në kuadër të javës së 7-të të Superligës së...

Kandidati i AAK-së Besnik Krasniqi: Prizreni pa korrupsion, me ekonomi të fortë dhe shëndetësi digjitale

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka prezantuar vizionin e tij në emisionin Debat...

Lajmet e Fundit