35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Muja: Kam punuar që ta jetësoj amanetin e dëshmorëve për vendin

Ramadan Muja fushatKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, ka shtruar mbrëmë një darkë për të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranë të luftës së UÇK-së dhe për ish të burgosurit politik.

Muja në këtë darkë para të ftuarve ka folur për kontributin,sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve që kanë dhënë për këtë vend. “Ne gjatë gjithë këtyre viteve sa ishim në pushtet kemi bashkëpunuar me ju. Jemi munduar që me punën tonë dhe me sugjerimet tuaja ta jetësojmë amanetin e dëshmorëve për ta bërë një qytet të njohur në botë. Andaj, me të drejtë presim përkrahjen tuaj edhe më 3 nëntor, që t’i vazhdojmë projektet e nisura dhe të bëhet Prizreni shembull evropian si qytet i vlerave historike dhe i traditës”, tha Muja

Ai falënderoi edhe veteranët, invalidët dhe ish të burgosurit politik. “Edhe në mandatit e ardhshëm 4 vjeçar do të keni përkrahjen time, sepse respektimi i vlerave të luftës për ne do të thotë respektim i i një të ardhme të shëndoshë dhe të sigurt drejtë Evropës”, tha Muja.

Në këtë darkë ka qenë prezent edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Ai kërkoi nga të ftuarit që edhe në të ardhmen ta mbështesin PDK-në dhe Ramadan Mujën për kryetar të Komunës së Prizrenit. ” Vetëm me udhëheqjen e Prizrenit nga PDK-ja mund të realizohet vizioni për Prizrenin Europian. Prandaj, përkrahja e juaj e drejtë do ta shpie edhe Prizrenin dhe Kosovën drejtë bashkimit Evropian”, tha Hoxhaj.

Në emër të katër shoqatave të dala nga lufta ,Burim Shala ka falënderuar Mujën, për kontributin e deritashëm që ka treguar për këto kategori.”Prandaj edhe jemi të përcaktuar për PDK-në dhe Mujën”, tha  Shala. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

Lajmet e Fundit