-1.5 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Kilaj pret përmbysje të rezultatit në Malishevë

IsniKilaj-malishevaKandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës Isni Kilaj, ende nuk është dorëzuar. Atij i janë rritur shpresat se pas vendimit të fundit të KQZ-së për rinumërim në dy vendvotime në këtë komunë do të përmbyset rezultati dhe do të dalë i dyti për të vazhduar garën me fitues të rrethit të parë, Ragip Begajn nga Iniciativa Qytetare për Malishevën.

Me rezultatin aktual kandidati i LDK-së Sali Morina është në vendin e dytë me vetëm 26 vota më shumë sesa Kilaj që vazhdon ta ushtrojë ende mandatin e kryetarit të Malishevës. Ky i fundit në rrethin e parë ka marrë 6358 vota ose 25.08 % ndërsa Morina 6384 vota ose 25.18%. Ky rezultat i ngushtë ia ka pamundësuar Kilajt që t’ia urojë balotazhin kundërshtarit, pasi ka thënë se këtë nuk do ta bëjë deri në rezultatet përfundimtare,shkruan Tribuna.

Në dy vendvotime për kryetar komune ku KQZ ka vendosur që të bëhet rinumërimi janë 525 vota duke përfshirë edhe ato të pavlefshme. Kjo ka rritur shpresat e kandidatit të LDK-së, pasi, siç ka thënë, ai dhe partia e tij ka pritur në këto procese dhe presin ndryshim të rezultatit si dhe vazhdimin e garës për Malishevën

Më Shumë

Prizreni përkujton viktimat e gjenocidit serb me ndezje qirinjsh në “Shadërvan”

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së...

Tre drejtorë të tjerë nga LDK-ja emërohen në Komunën e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për emërimin e tre drejtorëve të rinj në ekzekutivin komunal, të cilët vijnë nga radhët...

Lajmet e Fundit