20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Kizolli merr modalitetet e Turqisë

Beni 1 (1)Kandidati i Partisë Konservatore të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, në kuadër të aktiviteteve të shumta partiake dhe vizitave jashtë vendit është takuar me Drejtorin për Riciklimin e Mbeturinave, Zeki Terioglu, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Ambientit dhe Mjedisit të Republikës së Turqisë në Ankara. Kizolli është informuar nga dora e parë për proceset e riciklimit të mbeturinave në Turqi, për rezultatet e arritura dhe rëndësinë dhe ndikimin e kësaj fushe në ekonominë e një vendi dhe në sigurimin e ambientit të pastër.

“Pasi që partia Konservatore e Kosovës është e përkushtuar në rregullimin e kësaj çështjeje kronike dhe të administrimit më të mirë të mbeturinave në vend, njohuritë e përfituara nga kjo vizitë do të zbatohen edhe në vendin tonë. Menaxhimi i suksesshëm i mbledhjes dhe riciklimit të mbeturinave është po ashtu një biznes profitabil që do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e Prizrenit dhe në punësimin e qytetarëve tanë” tha Kizolli.

Në vazhdën e aktiviteteve Kizolli është takuar edhe me Adem Dogan nga kompania për deponimin dhe paketimin e mbeturinave ALSTA ne Ankara, ku si lëndë e parë përdoret letra, plastika dhe xhami.

Partia Konservatore e Kosovës dhe Beni Kizolli kanë shqyrtuar mundësitë e nënshkrimit të një marrëveshje me komunën e Keçiorenit të Turqisë për organizimin, mbledhjen, përpunimin dhe paketimin e mbeturinave.

Një takim i suksesshëm është mbajtur edhe ndërmjet Beni Kizolli dhe Z. Mursel Turbay, Drejtor i Sindikatës së nëpunësve komunal Ben-Bir-Sen, ku janë diskutuar çështjet për mbrojtjen e të drejtave të nëpunësve komunal. /PrizrenPress.com /

Më Shumë

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Lajmet e Fundit