3.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kizolli nga Tuqia akuzon të gjitha qeveritë për moszhvillim të Prizrenit

Beni Kizolii ,PK1Partia Konservatore e Kosovës zotohet të ndërtojë zonën industriale të Prizrenit në bazë të përvojave të avancuara dhe të dëshmuara në praktikë

Kandidat i Partisë Konservatore të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, po vazhdon me aktivitete të shumta partiake. Ai është takuar me personalitete që kanë ndikuar në zhvillimin e segmenteve të caktuara me interes të veçantë për komuna të shumta në Republikën e Turqisë.

Përfaqësuesi i Zonës Industriale OSTIM të Ankarasë, Abdullah ÇÖRTÜ, në një takim miqësor ka informuar Kizollin për përparësitë e zonës industriale dhe ndikimin e saj në zhvillimin e ekonomisë lokale e cila menaxhohet me standarde moderne.

Zona industriale OSTIM ka një sipërfaqe prej 1 milion m², me 5 mijë veprimtari dhe 50 mijë punëtorë dhe si veprimtari të rëndësishme ka edhe planifikimin dhe ndërtimin e zonave të tjera industriale.
“Është e habitshme se pse deri më tani Prizreni nuk ka një zonë industriale edhe pse është komuna e dytë për nga madhësia dhe kontributi në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo tregon për mos seriozitetin e pushtetit lokal, neglizhencën dhe mungesën e vizionit zhvillimor”, tha Kizolli.

Sipas tij, qeveriitë që kanë udhëhequr deri më tani nuk duan të shohin Prizrenin e fortë dhe të zhvilluar ekonomikisht, por duan të shohin strukturat e tyre partiake të zhvilluara në kurriz të qytetit.

Partia Konservatore e Kosovës në programin e saj kushton një rëndësi të veçantë zhvillimit ekonomik të komunës së Prizrenit dhe në krijimin e vendeve të reja të punës duke u bazuar në thithjen e kapitalit të huaj dhe krijimin e kushteve të favorshme për investime, sepse pa ekonomi të fortë nuk ka as mirëqenie dhe dinjitet të qytetarëve.

“Ne do të krijojmë zonën industriale ose parkun teknologjik të Prizrenit në bazë të modeleve të avancuara moderne dhe përvojave dhe praktikave të mira. Investimet nuk do të bëhen sa për sy e faqe por do të jenë të mbështetura në mënyre institucionale me partnerë tanë strategjik. Në bazë të analizave tona për zhvillimin e duhur të Prizrenit do të fillojmë me një hapësirë prej 300 mijë m², me rreth 1000 veprimtari dhe mundësi punësimi për 7 mijë punëtorë”, tha Nderim Pasuli, Nënkryetari i Partisë Konservatore të Kosovës dhe përgjegjës për zhvillim ekonomik.

Partia Konservatore e Kosovës do të krijojë kushte dhe politika të volitshme për thithjen e investimeve dhe kapitalit të huaj, duke ofruar lehtësira për ndërmarrësit që dëshirojnë të investojnë në zonën e re industriale të Prizrenit. Ndërmarrjet që ofrojnë vende të reja pune në atë zonë do të lirohen nga taksat komunale dhe kontributet tjera për një periudhë një vjeçare.

Ndërsa një takim tjetër të rëndësishëm ka zhvilluar Beni Kizolli edhe me Mustafa Ozkaya, Drejtor i Zonës së Pyjeve në Ankara. Janë shtjelluar tema të rëndësishme për zhvillimin e Prizrenit të cilat përputhen me programin zhvillimor të Partisë Konservatore të Kosovës si prodhimi malor, ruajtja dhe përpunimi i drurit, bimët mjekësore, frutat malore, bletaria, rritja e fidanëve, turizmi malor si dhe lëmit tjerë. Po ashtu edhe në këto fusha Partia Konservatore e Kosovës ka siguruar mbështetjen e partnerëve tanë strategjik për zhvillim ekonomik të komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën se frikësuan një dëshmitar

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit...

Biblioteka e Prizrenit kremtoi jubileun e 80-të

Të premten, me një manifestim kulturor, është shënuar jubileu i 80-të i themelimit të Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit. Kjo bibliotekë, më e vjetra në...

Lajmet e Fundit