Kjo është shpresa e PDK-së për rikthimin e Prizrenit

Zgjedhjet e 19 nëntorit rezultuan me humbje të lehtë të Partisë Demokratike të Kosovës karshi Lëvizjes “Vetëvendosje”  në Prizren. Mirëpo, dega e PDK-së në këtë komunë ka bërë disa ankesa në PZAP rreth  rinumërimit për disa qendra .

Kandidati për kryetar nga PDK-ja, Shaqri Totaj, në një prononcim për “Indekosnline” shprehet i bindur se se nëse merren parasysh ankesat e tyre, atëherë pritet të ketë ndryshim të rezultatit.

“Po presim sepse ka mundësi që rezultati të ndryshohet sepse ne kemi bërë edhe një ankesë për rinumërim në disa vendvotimeve në të cilat ka pas parregullsi. Ankesa jonë është aprovuar dhe presim rezultat prej saj. Po ashtu janë edhe 1600 vota me kush të pa numëruara. Numerikisht ka mundësi të ndërrohet rezultati dhe unë pres që do të ndërroj.”, ka thënë Totaj.

Në balotazhin për zgjedhjet lokale, Mytaher Haskuka ka fituar 50.32 për qind, ose 25.509 vota.

Ndërsa Shaqir Totaj, ka dalë i dyti me 49.59 për qind ose 25.180 vota. /Indeksonline/

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit