16.8 C
Prizren
E premte, 22 Shtator, 2023

KK i Malishevës formoi komitetet obligative, NSD e pakënaqur

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka formuar sot dy komitetet obligative, si dhe grupin për hartimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2018. Nisma Social-Demokrate (NSD) nuk është pajtuar me përfaqësimin e saj në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF), dhe për këtë arsye nuk ka marrë pjesë në procesin e votimit.

Me vendim të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Komiteti për Politikë dhe Financa do t’i ketë shtatë anëtarë, të përfaqësuar me nga dy anëtarë NSD dhe PDK, dhe me nga një anëtar LDK dhe LVV, si dhe kryesuesi i KK-së, i cili vjen nga radhët e LDK-së. Kjo ishte edhe arsyeja që anëtarët e NSD në KK, që janë 11 anëtarë, plus një i aderuar nga LDK, që bëjnë 12 dhe përkrahja që i ka dhënë edhe përfaqësuesi i AAK-së, e që bëjnë 13, e kanë kundërshtuar këtë përbërje, duke kërkuar që NSD të jetë e përfaqësuar me 3 anëtarë në KPF.

Lidhur me këtë, anëtarët e NSD në KK të Malishevës u deklaruan se do të kërkojnë interpretim ligjor nga MAPL.

KK i Malishevës po ashtu mori vendim për formimin e Komitetit për Komunitete, i cili gjithashtu do të jetë i përbërë nga shtatë anëtarë dhe do ta ketë këtë përbërje të përfaqësimit, dy anëtarë NSD, nga një PDK, LDK dhe LVV, si dhe dy pjesëtarë të komuniteteve që nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës.

Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, mori vendim edhe për formimin e komisionit, i cili do të merret me hartimin e planit të punës së kuvendit për vitin 2018.

Prizren, 9 aktakuza kundër 11 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave,...

Kiara shfaqet me një stil krejt ndryshe, por nuk i paska aspak hije asaj

Kiara Tito është një ndër moderatoret më të dashura për publikun. Ajo u bë akoma më e dashur pas martesës së saj me Luizin. Kiara është...

Lajmet e Fundit