Klubeve italiane u ndalohen ushtrimet deri më 13 prill

Qeveria e Italisë ka nxjerr një dekret të ri duke i ndaluar stërvitjet në qendrat sportive për atletët profesionistë të paktën deri më 13 prill, për shkak të pandemisë koronavirus. Ky vendim i jep fund debatit mes klubeve të Serie A se kur duhet të rinisin stërvitjet.

Kryeministri i Italisë, Giovanni Conte, konfirmoi lajmin në një konferencë për media të mërkurën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

Nuk lejohet mbajtja e stërvitjeve në qendrat sportive, madje as për profesionistët, të paktën deri më 13 prill.

Kjo i jep fund diskutimeve mes klubeve, Lega Serie A dhe Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë, se kur duhet të rinisin stërvitjet.

Disa klube, në veçanti Lazio dhe Napoli, bënin trysni për t’i rinisur stërvitjet qoftë në grupe të vogla.

Edhe pse trendi i rasteve të reja, vdekjeve dhe personave që kërkojnë kujdes intensiv ka rënë dukshëm në ditët e fundit, Italia vazhdon t’i mbajë në fuqi masat e rrepta për ngujim, të paktën deri më 12 prill.

Më Shumë

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit