Koeman lë jashtë listës Messin për ndeshjen me Dynamo Kiev

Ronald Koeman nuk e ka ftuar yllin Lionel Messi dhe Frenke de Jong për ndeshjen e nesërme kundër Dynamo Kiev, në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Insporti.

Trajneri holandez ka vendosur t’i lë në pushim dy futbollistët, pas angazhimit të madh që patën deri në këtë pikë të sezonit.

“Ata duhet të pushojnë pak dhe pas paraqitjeve të mira që patën në Ligën e Kampionëve, është koha e mirë për ata të pushojnë”, shpjegoi Koeman.

Nga ora 21:00, Blaugranasit luajnë ndeshjen e katërt në grup në udhëtim te Dynamo Kiev.Barcelona është e para në grup me nëntë pikë pas tre ndeshjeve, dhe është vetëm një hap larg kualifikimit tutje në Ligën e Kampionëve. /Insporti/

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Lajmet e Fundit