RrGK kërkon shkarkimin e Driton Selmanajt

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj.

RrGK i ka dërguar letër kryeministrit Avdullah Hoti, me ç’rast atij i është kërkuar shkarkimi i Driton Selmanaj nga posti i tij, pas deklaratave ndaj deputetetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevcit.

“Kemi një zyrtar qeveritar, zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, i cili jo vetëm që nuk i përfaqëson plotësisht interesat e qytetarëve të Kosovës, por madje po fyen drejtpërdrejt ata dhe përfaqësuesit e tyre si Saranda Bogujevcin, e cila ka përfaqësuar zërat tanë. Si zëvendëskryeministër, deklaratat e tij nuk përfaqësojnë thjesht atë si individ, por ato përfaqësojnë Qeverinë e Kosovës. Kështu, përmes tij, qeveria po ofendon qytetarët e saj”, thuhet në letrën e RrGK-së.

Më Shumë

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Lajmet e Fundit