10.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

“Kom fluturu n’Prizren, n’ma t’bukrin ven” (Video)

Vera është padyshim stina që sjell më së shumti turistë në Kosovë.

E, Prizreni është njëra nga qendrat më të vizituara gjatë ditëve të nxehta të verës. Kjo për arsye të bukurive që ka ky qytet. Madje, shpesh dëgjojmë epitete të ndryshme si “Qytet muze”, ”Muzeu nën qiellin e hapur” apo edhe “Dubrovniku i Ballkanit”.

Si rezultat i kësaj, qytetit të Prizrenit çdo sezon i shtohen edhe atraksione të ndryshme me qëllim të rritjes së turizmit, raporton emisioni “Sonte” në T7.

“Kom fluturu n’Prizren, n’ma t’bukrin ven” është motoja me të cilën Aero-Klubi “Shkaba” hapi sezonin e paragllajdingut, duke lansuar me këtë rast këtë produkt të ri turistik. Iniciativë kjo e Ardall Celina, i cili është edhe kryetar i klubit.

Është hera e parë që Cvileni po inaugurohet si pikë për fluturime tandem. Fluturime të cilat do të realizohen me siguri të plotë nga pilotët profesionistë.

Artan Venhari, anëtar i Aero-Klubit “Shkaba”, dhe njëri ndër pilotët e fluturimeve dyshe tregoi detaje sa u përket fluturimeve.

Një projekt i tillë nuk do të ishte i mundur të realizohej pa mbështetjen e Komunës së Prizrenit dhe Programit PPSE. Përfaqësuesit e tyre ishin të pranishëm në inaugurim, e po ashtu përjetuan ndjenjën e jashtëzakonshme të fluturimit mbi qytetin e Prizrenit.

Vizitorët në Prizren tani mund të shijojnë pamjen e qytetit duke e parë atë nga qielli. Ky produkt i ri komercial do të shtojë së paku 7 vende të reja pune për pilotët dhe do të ndikojë në mënyrë indirekte në rritjen e të ardhurave të ofruesve të shërbimeve turistike./Gazeta Express/

/

Më Shumë

Gërxhaliu paralajmëron rritje zinxhirore të çmimeve: Shtrenjtimi i naftës mund të thellojë inflacionin në Kosovë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,  ka paralajmëruar se rritja e çmimit të derivateve të naftës pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë...

Totaj priti përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit për të forcuar transparencën në Prizren

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në kuadër të bashkëpunimit institucional për promovimin e transparencës dhe...

Lajmet e Fundit