Kompozitori francez në krye të jurisë në Festivalin e Filmit në Venedik

89391Për herë të parë, një kompozitor do të drejtojë jurinë ndërkombëtare të Festivalit të Filmit në Venedik.

Organizatorët kanë njoftuar sot se presidenti i jurisë për këtë vit do të jetë kompozitori francez, Alexandre Desplat, gjashtë herë i nominuar për Oskar dhe fitues i çmimit, “Golden Globes”.

Karriera e tij përfshinë edhe angazhimin në filmat “Godzilla”, “The Kings Speech”, “Argo” dhe “Philomena”.

Desplat e ka filluar karrierën e tij në kinemanë franceze, ndërsa angazhimin në Hollyëood e ka nisur në vitin 2003 pas komponimit të muzikës për filmin, “Girl ëith e Pearl Earring”.

Edicioni i 71-të i festivalit të filmit në Venedik, që shpesh paraqet filma artistik jo konvencional, fillon më 27 gusht dhe përfundon më 6 shtator.

Juria e përbërë prej nëntë personave në fund e jep “Luanin e Artë” për filmin më të mirë dhe shtatë çmime të tjera.

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit