19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Komuna e Malishevës, pranon donacion në inventar shkollor nga Zvicra

SHFMU”Emin Duraku” në Dragobil ka pranuar dje një donacion në inventar shkollor, të cilin e ka dhuruar Universiteti i Friburgut nga Zvicra, Komuna Meyrin dhe klubi i futbollit Meyrin. Në kuadër të këtij donacioni është sjellë inventar shkollor prej tyre 164-banka dhe 164 karrige. Po ashtu është pranuar një kabinet i informatikës prej 25 kompjuterëve, ndërsa nga klubi i futbollit Meyrin janë pranuar veshje sportive dhe disa topa.

Ky donacion është rezultat i punës së palodhshme të mërgimtarëve tanë, përkatësisht prof.Agim Paçarizi, prof.Rifat Haxhiu e shumë bashkatdhetarëve tanë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër dhe kanë arritur të realizojë këtë donacion të dobishëm për nxënësit dhe komunitetin shkollor.

Donacioni është pranuar nga drejtori i SHFMU “Emin Duraku” në Dragobil, Arianit Paçarizi, i cili i ka falënderuar bashkatdhetarët tanë, që punojnë dhe jetojnë në Zvicër. Sipas drejtorit Paçarizi, kjo ndihmë ka domethënie të madhe për shkollën, pasi përveç inventarit, janë siguruar edhe kompjuter për kabinetin e informatikës, dhe tani edhe praktikisht kjo lëndë do të zhvillohet edhe në praktikë, sikur që kanë rëndësi edhe ndihmat tjera të cilat i kanë pranuar sot.

Edhe Komuna e Malishevës, i ka falënderuar mërgimtarët tanë, për këtë donacion me rëndësi për këtë shkollë dhe ndihmës së përgjithshme në kuadër të krijimit të kushteve më të mira për mësim në shkollat e Komunës së Malishevës.

Bazuar në komunikimin e realizuar është premtuar të sigurohen edhe donacione të tjera, të cilat do të përkrahin shkollat tona

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Shtatë nëndegë të PDK-së nga Përdrinia e Prizrenit kërkojnë rikthimin e Fatmir Limajt

Përfaqësues të shtatë nëndegëve të Partia Demokratike e Kosovës nga rajoni i Përdrinisë së Prizrenit ia kanë drejtuar një kërkesë kryetarit të partisë, Bedri...

Lajmet e Fundit