Komuna e Prizrenit demanton lajmin për bërllokun në ditën e Bajramit

Komuna e Prizrenit ka reaguar ndaj lajmit që është publikuar në media lidhur me mos heqjen e bërllokut në ditën e Bajramit.

Në reagimin e Komunës së Prizrenit mes tjerash thuhet se lajmi nuk paraqet aktualitetin, pasi që gjendja në terren flet ndryshe.

Reagimi i plotë:

Sqarim për opinionin:

Në RTK dhe më pas në disa portale të ndryshme sot është publikuar një lajm i titulluar “HASKUKA NUK E HEQ BËRLLOKUN AS PËR BAJRAM”.

Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve, pas publikimit të këtij lajmi, Drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasemi ka dalur në terren dhe e ka verifikuar që lajmi nuk paraqet aktualitetin, pasi që gjendja në terren flet ndryshe, ashtu siç mund të shihet edhe në fotografinë e postuar.

Me këtë shihet se portali në fjalë, ka përdorur një fotografi të vjetër dhe ka keqpërdorur mediumin publik duke e dezinformuar opinonin dhe se lajmi duket të jetë tendencioz ndaj punës së qeverisjes së tanishme të Komunës së Prizrenit dhe kryetarit Haskuka.

Komuna e Prizrenit u bën thirrje të gjitha mediumeve që para publikimit të lajmeve të tilla, së pari t’i verifikojnë ato dhe për ?do informatë të kontaktojnë zyrën e informimit në Komunën e Prizrenit dhe mos të bien ndesh me rregullat e gazetarisë nga gazetarë të tillë të papërgjegjshëm.

Më Shumë

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Lajmet e Fundit