Vritet ish-ushtari britanik që shkoi të luftonte për Ukrainën

Një ish-ushtar britanik është vrarë teksa po luftonte në krahun e ushtrisë ukrainase.

Lajmin e ka konfirmuar familja e tij, raporton BBC, transmeton Express.

Jordan Gatley i cili u largua nga ushtria britanike në mars dhe udhëtoi për në Ukrainë, u përshkrua si “një hero” nga babai i tij.

Ai vdiq në betejën për qytetin lindor të Severodonetsk, i cili ka pasur luftime intensive ditët e fundit.

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka thënë se “po mbështet familjen e një britaniku që ka vdekur në Ukrainë”.

Babai i Gatley shkroi në një postim në Facebook se djali i tij kishte ndihmuar në trajnimin e forcave lokale. Ai shtoi se Jordan u qëllua për vdekje në vijën e frontit ndërsa mbronte qytetin dhe ata u informuan për vdekjen e tij të premten. /Express

Më Shumë

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Lajmet e Fundit