Komuna e Prizrenit injoron komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Përfaqësuesi nga Komuniteti Rom, Osman Osmani, akuzon Komunën e Prizrenit,se ka injoruar komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian gjatë ndarjes së materialit ndërtimor.

“Komuna e Prizrenit ka publikuar Listën e 47 përfituesve për material ndërtimor. Në përjashtim të vetëm një rasti përfitues me material për ndërtim të kulmit, në mesin 47 përfituesve nuk gjendet asnjë përfitues nga rradhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Për përfitim të materialit ndërtimor kanë qenë mbi 12 aplikantë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian”, tha Osmani.

“Pjesa më e madhe e mbi 900 familjeve me mbi 5000 banorë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian që jetojnë në Komunën e Prizrenit, jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme”.

“Pothuajse të gjithë lypsarët nëpër rrugët e qytetit janë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Niveli më i lartë i braktisjes së shkollimit është në mesin e nxënësve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Përqindja më e lartë e migrimit nga Prizreni është në mesin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Përqindja më e madhe e personave të riatdhesuar është në mesin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Përqindja më e madhe e përfituesve të skemave të asistencës sociale është në mesin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Niveli më i lartë i papunësisë është në mesin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian”.

“Vendimi i Komunës së Prizrenit është në kundërshtim me gjendjen faktike në terren, është në kundërshtim me parimet bazike të qeverisjes së drejtë dhe është në kundërshtim me parimet e të drejtës sociale dhe etnike. Vendimi i Komunës së Prizrenit është në kundërshtim edhe me Strategjinë për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Shoqërinë Kosovare 2017-2021.”

“Injorimi që Komuna e Prizrenit i bën komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian paraqet ndëshkimin më të madh institucional që i bëhet këtyre komuniteteve dhe është stimulim i drejtëpërdrejtë për thellim të varfërisë, braktisjen e shkollimit, rritje të papunësisë por edhe braktisjen e Kosovës nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”.

“Andaj, kërkojmë nga Komuna e Prizrenit që të bëjë rivlerësimin e gjithë procesit të përzgjedhjes së përfituesve të ndihmave me material ndërtimor duke u siguruar për trajtim të drejtë të kërkesave të aplikantëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit