13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Komuna e Prizrenit largon pengesën e vendosur në mes të trotuarit që pengonte lirinë e lëvizjes

 

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë veprime për largimin e pengesës së vendosur në mes të trotuarit në sheshin para ndërtesës së Postës në Prizren përkatësisht “Monumentit të Lirisë”, pas kërkesave të adresuara nga qytetarët dhe EC Ma Ndryshe.

Në këtë hapësirë publike të qendrës historike të qytetit, intervenimi i Komunës së Prizrenit i realizuar gjatë vitit të kaluar me mjetet financiare publike në vend se të krijonte një trotuar të qasshëm për të gjithë, përkundrazi kishte krijuar një mjedis që pengonte lirinë e lëvizjes për të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Për këtë arsye, EC Ma Ndryshe duke kanalizuar kërkesën e shprehur nga qytetarët e Prizrenit në korrik të vitit të kaluar pat dërguar kërkesa në DUPH dhe DSHP të Komunës së Prizrenit me qëllim të largimit të kësaj pengese, ndërkohë që në gusht të vitit të kaluar pat realizuar edhe një performancë publike për largimin e pengesës në fjalë. Kërkesa për largimin e kësaj pengese ishte dërguar sërish para 10 ditësh në DSHP, DUPH e DI të Komunës së Prizrenit. (Performanca: http://bit.ly/2DE3xvL)

Në kuadër të hulumtimeve të deritanishme EC ka argumentuar se planifikimi dhe ndërtimi duhet ti përmbushin nevojat e të gjitha kategorive të shoqërisë, dhe se hapësira e ndërtuar nuk duhet të ketë pengesa, ashtu që të përmbushen nevojat e të gjithë njerëzve në mënyrë të barabartë.

Në të njëjtën kohë EC përkujton organet komunale se planifikimi i intervenimeve ndërtuese sikurse edhe identifikimi i problemeve dhe nevojave duhet të bëhet me përfshirjen e plotë të komunitetit në këtë proces, duke zbatuar në tërësi legjislacionin në fuqi si dhe praktikat e mira./prizrenpress.com/

Më Shumë

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore, Totaj e shikon procesin nga afër

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar shkollën “Mustafa Bakiu” për ta inkurajuar dhe përshëndetur personelin mjekësor dhe nxënësit në kuadër të...

Lajmet e Fundit