11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Prizren: E kërcënoi që të tërheq denoncimin, i caktohet një muaj paraburgim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.K, nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale kanosje dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Kjo masë do të llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 15 mars 2018, në ora 18:00 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 15 prill 2018.

Më 18 mars, me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, në Prizren ai ka kanosur seriozisht të dëmtuarin me iniciale A.M., në atë mënyrë që i pandehuri A. për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme me të dëmtuarin, pasi takohet rastësisht në vendin e lartcekur fillimisht fjaloset, dhe pastaj e nxjerr armën nga beli dhe i drejtohet të dëmtuarit më fjalë “Nëse nuk e heq denoncimin kundër meje unë të vras ty” , me ç’rast ndaj të dëmtuarit është shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri.

Duke i pasur parasysh karakteristikat e të pandehurit ku nga data bazë e të dhënave policore ndaj të pandehurit janë evidentuar një numër i madh i veprave penale, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit.

Më Shumë

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka treguar për rezultatet e qeverisjes së tij në ekonomi, punësim dhe ngritjen e...

Lajmet e Fundit