15.6 C
Prizren
E diel, 25 Maj, 2025

Komuna e Prizrenit mbështet Task Forcën për Qendrën Historike

Prizreni5-24Qyteti i bukur i Prizrenit mund të humbasë këtë epitet nëse nuk ndalohen ndërtimet jashtë kritereve, në zonën e saj historike.

Duke parë gjendjen e Qendrës Historike të këtij qyteti, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka krijuar një Task Forcë, përmes së cilës do të inspektohen të gjitha ndërtimet në këtë lokacion.

Të gatshëm për të ndihmuar nismën qeveritare shprehen edhe autoritetet komunale.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka thënë për Klan Kosova se Komuna është e gatshme të ndihmojë edhe në rrënim, nëse Task Forca vlerëson se ky veprim është i nevojshëm.

“Pas analizës së Task Forcës, jemi të gatshëm si Komunë të hyjmë edhe në politikat e rrënimit, kudo që ka tejkalim të lejeve të ndërtimit”, ka thënë Berisha.

Edhe një ndihmë për Task Forcën vlerësohen të jenë dëshmitë e grumbulluara nga Organizata Joqeveritare “Ec më Ndryshe”.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Hajrullah Çeku, pohon se në Qendrën Historike të Prizrenit është një listë e gjatë e ndërtimeve që kanë kaluar kriteret e parapara.

“Po, ka shumë raste të ndërtimeve që janë bërë në Qendrën Historike të Prizrenit. Janë raste të ndërtimit të hoteleve, janë raste të tejkalimeve të ndërtimeve të larta. Është një listë e gjatë e ndërtimeve, që shkon deri tek uzurpimi i hapësirave publike”.

Vendimi për themelimin e kësaj Task Force duket se ka gjetur edhe përkrahjen dhe pëlqimin nga vetë prizrenasit.

Një qytetar i Prizrenit ka thënë për Klan Kosova se këto ndërtime pa kritere duhet të rrënohen për të mirën e qytetit.

“Kanë bërë njerëzit ndërtime pa kritere, dhe besoj që Komisioni dhe Task Forca që po krijohet do të dijë t’i vlerësojë në mënyrën e duhur. Ato që duhet të rrënohen, duhet të rrënohen, sepse janë për të mirën e qytetit”.

“Jo prej kulmit por prej themelit, le t’i shkatërrojnë të gjitha, prej A deri në ZH”, ka thënë një tjetër qytetar i Prizrenit, për Klan Kosova.

Më Shumë

Prizren, aktakuzë për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren të martën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë lidhur me veprat penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë,...

PDK-ja në Dragash ngre dyshime për tenderin e vizitës së kuvendarëve në Austri, Komuna i mohon pretendimet

Dega e PDK në Dragash përmes një reagimi ka adresuar dyshimin për keqpërdorim të parasë publike dhe përzgjedhje të operatorëve me favorizim nga drejtuesit...

Lajmet e Fundit