4.8 C
Prizren
E premte, 1 Nëntor, 2024

Komunat ku udhëheqin koalicionet

Nga 37 komunat e Kosovës, koalicioni PDK-AAK-Nisma udhëheq në 14 prej tyre, koalicioni LDK-AKR-Alternativa në 11 dhe Vetëvendosja si parti e vetme në një komunë.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa udhëheq 5 prej 7 komunave të mëdha të Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit nuk do të jenë si zgjedhjet e tjera të zakonshme, pasi për herë të parë kemi grupime të mëdha të partive në dy blloqe kryesore, njëri që udhëhiqet nga PDK-ja dhe krahu tjetër nga LDK-ja.

Zgjedhjet e këtij viti po mbahen rreth 5 muaj më herët para atyre lokale, ku do të votohet për kryetar dhe kuvendin komunal. Partitë politike aty do e shohin se ku janë me elektorat, mirëpo në bazë të komunave që këto koalicione udhëheqin del se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka më shumë komuna me të cilat udhëheq. ”KALLXO.com” sjell komunat ku qeverisin koalicionet PDK-AAK-Nisma, LDK-AKR-Alternativa dhe partia që ka deklaruar se do garojë e vetme, Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo e fundit nga zgjedhje e fundit lokale ka arritur të triumfojë vetëm në Prishtinë, duke ia marrë qeverisjen LDK-së pas 14 viteve.

Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje mori mandatin në fundit të 2013. VV nuk udhëheq në asnjë qytet tjetër të Kosovës.

Në anën tjetër, koalicioni i formuar të martën vonë (PDK-AAK-Nisma) qeverisë në disa komuna. PDK-ja qeverisë me një prej qyteteve më të mëdha në Kosovë – Prizrenin, ku kryetar është Ramadan Muja. Po ashtu, kjo parti qeverisë në Kaçanik, Kamenicë, Rahovec, Skenderaj, Drenas, Vushtrri, Shtime, Klinë e Dragash.

AAK-ja qeverisë në Deçan, Obiliq e Junik, ndërsa në Malishevë qeverisë Ragip Begaj nga Nisma për Kosovën.

Ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa qeveris me 4 qendra tjera të mëdha.

LDK-ja qeverisë në Gjilan, Pejë, Ferizaj, Podujevë, Istog, Viti, Suharekë, Lipjan dhe Fushë-Kosovë, ndërsa AKR-ja udhëheq me Mitrovicën dhe Gjakovën. Kryetarja e Komunës së Gjakovës tani është në krye të partisë së re Alternativa.

Në komunën e Hanit të Elezit kryetar është kandidati i pavarur Rufki Suma, ndërsa Komuna e Mamushës drejtohet nga partia turke, KTAP.

Ndërsa serbët udhëheqin me 10 komuna: Leposaviqin, Novobërdën, Shtërpcën, Zubin Potokun, Zveçanin, Kllokotin, Graçanicën, Parteshin, Mitrovicën e Veriut dhe Ranillukun.

Më Shumë

Mot sot i vranët dhe me intervale me diell, temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat...

Shërbimit të Urgjencës në Prizren i shtohen dy autoambulanca të reja

Drejtoria e Shëndetësisë ka furnizuar sot Shërbimin Urgjent të Prizrenit me dy autoambulanca të reja, të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme mjekësore...

Lajmet e Fundit