Konjufca në Lubizhdë: Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 8 dëshmorëve dhe 47 martirëve të rënë për liri.

Kryeparlamentari Konjufca takoi familjarë të të rënëve dhe banorë të tjerë të fshatit Lubizhdë të Hasit.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit tha se ngjarja e 12 prillit 1999 është ndër më të dhimbshmet e historisë sonë, por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica sublime dhe kujtimi për dëshmorët e martirët e rënë për liri do të jenë lapidar i përjetshmëm krenarie dhe shtetësie.

“Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë. Prandaj, duhet të ndihemi krenarë për gjakun e derdhur dhe sakrificën e bërë”, theksoi kryeparlamentari Konjufca, duke shtuar se të rënët e Lubizhdës do të kujtohen brez pas brezi.

“Nga ky vend marrim forcë dhe ngjarjet si këto duhet të shërbejnë si frymëzim lirie e krenarie brez pas brezi”, theksoi kryeparlamentari Konjufca.? /Telegrafi/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit