3.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Kontestohet ligjshmëria e vendimeve të Senatit të Universitetit të Prizrenit

Ligjshmëria e vendimeve të viteve të fundit të Senatit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren po kontestohet nga punonjës të caktuar të këtij institucioni të lartë arsimor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata kanë bërë thirrje që legjitimiteti i këtyre vendimeve të shqyrtohet nga organet kompetente, meqë pohojnë se shumica e dekanëve në këtë Universitet (të cilët po ashtu janë edhe senatorë) janë të emëruar si ushtrues detyre për një periudhë më të gjatë sesa gjashtëmujore, sikurse që janë të emëruar edhe pjesa dërrmuese e senatorëve.

Në anën tjetër, menaxhmenti i UPZ-së ka pranuar se pas zgjedhjeve të përgjithshme akademike të mbajtura afër katër vjet më parë kanë ndodhur disa lëvizje nëpër pozita drejtuese që janë zëvendësuar me ushtrues detyre të dekanëve, por në përputhje me aktet normative të universitetit. Ndërkaq sa u përket anëtarëve të Senatit, sipas menaxhmentit të UPZ-së, ata janë zëvendësuar me vendime të këshillave të fakulteteve.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe infermieri nga Dragashi

Ka ndërruar jetë infermieri, humanisti dhe veterani i UÇK-së nga fshati Bresanë i Dragashit, Qerim Salihu. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës...

SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 eurosh për personat shoqërues

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka sqaruar se bashkëpagesa prej 3 euro për 24 orë qëndrimi të personave shoqërues mbi 15 vjeç...

Lajmet e Fundit