10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Kontestohet përfaqësimi ligjor i Komunës së Prizrenit para gjyqësorit

Përfaqësimi i lëndëve të Komunës së Prizrenit në gjyqësor po konsiderohet si joprofesional nga ana e këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës. Lidhur me këtë çështje ka pasur vërejtje edhe nga drejtuesit e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Por, menaxhmenti i Komunës përgjegjësinë për këtë ia ka ngarkuar ish-qeverisjes, duke pohuar se e kanë lënë administratën lokale para falimentimit. Sipas udhëheqësve komunalë tani është arritur në pikën, ku në shumë raste është mbrojtur interesi i Komunës. Në të njëjtën kohë, këta të fundit, janë ankuar se të gjitha paditë kundër Komunës tani po vendosen nga gjyqësori, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltarja e KK-së nga radhët e PDK-së opozitare, Sherife Balaj, ka shprehur qëndrimin se zyrtarët ligjorë apo avokatët e komunës, të cilët po i prezantojnë lëndët në gjykata janë “turpi i Komunës”.

“Dhe nuk janë duke u marrë seriozisht për arsye të mosprofesionalizmit të treguar. Prandaj, Komuna po i humb rastet në gjykata, e jo pse ndaj juve ka ndonjë inat politik si kryetar apo si parti politike, siç po deklaroni vazhdimisht, që Policia, gjykata, ministritë dhe vetë Qeveria nuk po ju mbështesin”, ka deklaruar Balaj.

Më Shumë

Nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Sigal Prishtina

Bashkimi ka njoftuar se nga e premtja do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër Sigal Prishtinës, e cila pritet të...

Përvjetori i Adnan Abrashit| 12 vjet pa publicistin që nuk heshti kurrë përballë padrejtësive

Sot, më 3 nëntor, shënohen 12 vjet nga ndarja nga jeta e publicistit të njohur kosovar, Adnan Abrashi. Figura e tij mbetet e paharruar...

Lajmet e Fundit