1.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Kontestohet Thaçi, Kuçi për kryeministër?

thaci, kuciKriza politike dhe bllokada institucionale në vend iu ka hapur rrugë spekulimeve dhe formulave të ndryshme mediatike rreth krijimit të institucioneve.
Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës sipas burimeve të Gazetës Blic janë të bindur se ndërhyrja e ndërkombëtarëve do të jetë në anën e tyre. Një zyrtar i lartë në kushte anonimiteti ka thënë se në PDK janë të bindur se ndërkombëtarët do të jenë në përkrahje të PDK-së.

“Shumë shpejt do të ndërhyjnë ndërkombëtarët. Ne kemi sinjale se ata do të jenë në anën tonë. Brenda 10 ditësh mund të marrë fund gjithçka. Sipas të gjitha gjasave do të ketë një koalicion PDK- LDK dhe eventualisht AAK”, ka thënë ky zyrtar i lartë brenda PDK-së.

Sipas këtij zyrtari, mund të ndodhë që për shkak të kompromisit me partitë tjera, Hashim Thaçi të mos jetë më kryeministër i Kosovës.

“Sipas të gjitha gjasave Thaçi nuk do të jetë i pranueshëm nga LDK e AAK, prandaj do të gjendet një kandidat tjetër për kryeministër” , thotë ky burim transmeton Gazeta Blic.

Sipas këtij burimi, kandidati më i pranueshëm do të ishte nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

Mirëpo, i dyti i PDK-së, Hajredin Kuçi e ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka thënë Gazetës Blic se për herë të parë po e dëgjon një informatë të tillë.

“Prej teje po e dëgjoj”, ka thënë shkurt ai nëpërmjet SMS-it. Madje, ai ka thënë se me të askush nuk ka biseduar.

Mediet më herët kanë raportuar se kandidat i mundshëm është edhe Enver Hoxhaj. Mirëpo, Hoxhaj nuk është i pranueshëm sidomos nga LDK-ja.

Ndërsa zërat se brenda Bllokut VLAN ka çarje nuk mbesin më vetëm në rrafshin e spekulimeve sepse tashmë përfaqësues të LDK-së haptas po e kontestojnë kandidaturën e Ramush Haradinajt për kryeministër.

Ndërkohë, lideri i LDK-së Isa Mustafa, ka paralajmëruar reflektim të partisë së tij gjatë javës së ardhshme në drejtim të zgjidhjes së ngërçit politik dhe bllokadës institucionale.

Kurse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj vazhdon të jetë këmbëngulës se nuk do të ketë prishje të marrëveshjes së Bllokut, e cila atij i jep të drejtën e kandidimit për kryeministër.

Më Shumë

Pranoi qe mori një milion eurot nga BKS-ja: Do t’i kthej me keste…| Detaje nga deklarata e Valon Berishes se BKS-së

Valon Berisha, ish-drejtor i Financave dhe Kontabilitetit në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka rënë në pranga sikurse ish-drejtori i BKS’së, Sami Mazreku, përgjatë...

Turbullira në burimet e ujit, qytetarët paralajmërohen të mos përdorin ujin për pije në Prizren, Suharekë e Malishevë

Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, cilësia e ujit të pijshëm ka pësuar përkeqësim në disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës. Kompania...

Lajmet e Fundit