8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Koronavirusi sfidon jetën !

Shkruan: Naser Bresa

Prizreni sot e shumë ditë më parë, më konkretisht individ të pa ndërgjegjshëm, zhgënjyes, frekuentojnë hapësira publike pa ndonjë masë preventive në kohën kur Corona po merr jetë, po shkakton ankth, po pasivizon ritmin jetik, thjesht po nxjerr nga loja të zakonshmen për të fuqizuar të pa zakontën.

E çuditshme, si nuk kthjellohen këta njerëz, ky ‘milet’, a vërtet kaçë trima janë sa edhe të përqafojnë vetëvrasjen! Prej szresh fëmijët i marrin për dore dhe me krenari paraqiten në mjedise publike, Ja, ne nuk kem frikë nga Virusi.

Edhe më keçë, kanë guxim të sjellën ironizues dhe refuzues kundrejt atyre që e respektojnë jetën, çmojnë të tjerët dhe guximshëm refuzojnë shëtitjen dhe grumbullimet alogjike.

Ekspertët kanë potencuar, dikur njeriu frikohej nga natyra(përmasa xhungle), pastaj natyra nga njeriu, mbase iku koha kur natyra frikohej nga njeriu, tani sërish njeriu frikohet nga natyra(mikro-organizmat).

Gjërat rrjedhin në këndin e së mundshmes e nderë të mundshmet është edhe përkujdesja, virtyt i të ndërgjegjshmëve, arsye rrëzon egon !

Ditët ecin ashtu si edhe bashkëjetesa me virus(Covid 19), a do shpëtoj, mos jam i infektuar, mos, ai ose ajo e infektuar, pra tingëllon në ironike, për disa fat i zi, për shumë makth, vuajtje dhe shpresë humbës, arsye duhet të ngadhënjej mbi egon-euforinë, pasoj e ngërçit analitik.

Sa jem të fuqishëm si qenje njerëzore, faktet flasin, pak ose shumë pak për të mos than aspak kundrejt mikro-armikut që mposht makro-fuqi, e pa zakontë, apo e pa besueshme në kohë tjetër, pra i fuqishmi i dikurshëm është nënshtruesi i sotëm(aty ku mbizotëron logjika), pa dallim feje, race apo gjinie.

Edhe ne jemi të rrezikuar, fat apo fatkeqësi, shumica e frekuentuesve janë pa masa mbrojtëse, të tillët janë potencialisht të rrezikuar por edhe më keçë rrezikojnë. Nëse janë të rrezikuar ata e pranojnë rrezikun me vetëdijen e tyre, pa marr parasysh së është e kthjelluar si ide, mbase prej syresh ka edhe që mund të ‘mendojnë’ më mirë po e marrim virusin një ditë e po e heqim qafet pas dy-tre javësh, hipotetike.. !

Ata rrezikojnë të tjerët padrejtësisht, i/e infektuar potencialisht mund të jetë çdo kush, sepse koha e inkubimit virusit po zgjatë goxha shumë(rreth 14 ditë), mënyra dhe forma infektimit është e ndryshme, si duket ka edhe diçka tjetër që mundëson infektimin përveç të mësuarave të deri tanishme, dyshimet janë edhe në formën ajrore(virusi brenda aerosolëve qëndron për shumë minuta në ajër, kryesisht mjedise të mbyllura, por edhe mjedise të hapura, mbase më keçë, mund të lëvizë me rrymimin e erërave), andaj këtu duhet të mbizotëroj vetëdija!

Në këtë rrugëtim idesh apo stuhi mendimesh dua të apeloj te kryetari i komunës sonë z. Haskuka, për të ndërmarr masa të menjëhershme ndaj bizneseve operuese (mega-maketeve),të ndaloj shërbimin individëve që nuk janë me masa mbrojtëse », diçka e këtillë kishte ndodhur edhe në krye-qendër…!

Element tjetër, ne si banorë të këtij qyteti kulturo-historik, kërkojmë pastrimin e rrugëve në lagje, besoj nuk mjafton vetëm rrugët në qendër, mbase sot më së paku ka frekuentues në ato rrugë, të rrezikuar janë edhe qytetar që jetojnë në lagje që frekuentohen me qindra mjete te rënda(mjete transportuese) dhe shume automjete tjera!
Nëse mbrohemi sot e dobësojmë virusin në kohen e dytë…!
…do i krijojmë hapësirë organizmit për tu vetë përgatitur kundrejt stuhisë së quajtur Corana-kohë, andaj çdo kohë e fituar është benofit për ne, pse mos ta bëjmë, mbase s’ka alternativë.. !
Jeta është e shtrenjtë, sfidat flasin, nëse rrezikohet nuk ka peshore që e vlerëson.. !

Më Shumë

Kryetari i Dragashit pranon librin e ri me poezi “Vallja e Natës” nga Abaz Qengaj

Kryetari i Komunës së Dragashit,Bexhet Xheladini, pranoi librin më të ri me poezi "Vallja e Natës", nga poeti, profesori dhe artisti i njohur Abaz...

Rregullohen kulmet e banesave kolektive në Prizren

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren po vijon me realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët, duke...

Lajmet e Fundit