15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Ministri Quni bisedë telefonike me homologen nga Maqedonia e Veriut, flasin për pandeminë COVID-19

Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Anton Quni ka pasur një bisedë telefonike me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska, ndërsa kanë biseduar për situatën e krijuar në dy shtetet pas përhapjes së pandemisë të COVID-19.

Në njoftimin për media po ashtu thuhet se është biseduar për gjendjen e gatishmërisë dhe aktivitetet e ushtrive përkatëse si dhe masat e marra për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme, të krijuar jo vetëm në nivel regjional, por edhe ndërkombëtar.

Ministri Anton Quni ka falënderuar ministren Shekerinska për gatishmërinë e treguar në këto ditë të vështira.

Ai e ka njoftuar homologen e vet me situatë aktuale në Kosovë, me masat që janë marrë nga Qeveria e vendit në përballimin dhe menaxhimin e kësaj situate të jashtëzakonshme.

Quni e ka njoftuar edhe me shkallën e gatishmërisë dhe aktivitetet konkrete që po ndërmerr FSK-ja për përballimin e kësaj situate, si brenda strukturës së vet dhe kontributin që po jep në nivel shtetëror.

Ai po ashtu ministres Shekerinska i ka shprehur gatishmërinë e FSK-së, për të ndihmuar në rast nevoje në Republikën e Maqedonisë së Veriut me kapacitetet e specializuara që ka në gatishmëri FSK.

Në njoftim thuhet se edhe ministrja Shekerinska ka shprehur gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut, ushtrisë së saj, përkatësisht ka vënë në dispozicion shërbimet e njësisë Atomike, Kimike dhe Biologjike, për të ndihmuar në rast nevoje përballimin e gjendjes emergjente në Kosovë. /Telegrafi/

Më Shumë

Rreth 5.700 nxënës i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore në Prizren, Totaj viziton shkollën “Gani Saramati”

Në shkollat e Komunës së Prizrenit kanë nisur kontrollet sistematike shëndetësore për nxënësit, proces i organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë. Me këtë rast, kryetari i...

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Lajmet e Fundit