4.2 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Korrupsioni ‘trazon’ Gjykatën e Prizrenit

Nuk pajtohen se janë të korruptuar.

Hulumtimit të OJQ-së, “Demokracia Plus”, do t’i japin përgjigje, të mërkurën e javës së ardhshme.
Kolegjiumi i gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit, në mbledhjen e radhës, do të shqyrtojë hulumtimin USAID-it, e cila në bashkëpunim me OJQ-në “Demokracia Plus”, këtë gjykatë e nxjerrë më të korruptuarën në Kosovë.

“Në mbledhjen e kolegjiumit të gjyqtarëve, që do të mbahet me datën 05.09.2018, njëra ndër pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohet është edhe raporti i në fjalë”, konfirmoi për “PrizrenPress”, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

Misioni i USAID në bashkëpunim me OJQ-në “Demokracia Plus ” kanë prezantuar ditë më parë hulumtimin rreth transparencës dhe efikasitetit të gjykatave themelore të Kosovës, e cila përmban rezultatet e anketave rreth kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e gjykatave – sipas vlerësimit të avokatëve.

Hulumtim mbi transparencën/qasjen dhe efikasitetin e Gjykatave Themelore në Kosovë është përgatitur me 817 respondentë në shtatë Gjykata Themelore në Kosovë. Hulumtimi gjeti një numër të mangësive në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga gjykatat.

“Nga këto gjetje të këtij raporti me 817 respondentë në shtatë gjykata themelore në Kosovë është kuptuar se Gjykata Themelore në Prizren është ranguar si më e korruptuara…”, thuhet në raportin e OJQ-së, “Demokracia Plus”.
Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se ky konstatim ka “trazuar” gjyqtarët e kësaj gjykate.

Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj, nuk ka pranuar të komentojë për “etiketimin” e hulumtimit.

“ Të mërkurën do të diskutohet për këtë raport dhe pastaj sigurisht se, do të dalim me një qëndrim”, tha shkurt Kicaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rrëshqitje të dheut në disa zona të Prizrenit, autoritetet reagojnë në terren

Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në disa zona të Komunës së Prizrenit, duke rrezikuar rrugë dhe prona...

Nga janari i këtij viti, Komuna e Rahovecit jep 600 euro për çdo lindje

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për rritje të subvencionimit për çdo lindje, në 600 euro. Nga 500 sa ishte më parë, Latifi...

Lajmet e Fundit