3.8 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Kosova anëtarësohet në RACVIAC

RACVIACKosova është anëtarësuar sot në organizatën e rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë – RACVIAC (Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë, me seli në Zagreb) e themeluar në vitin 2000 me qëllim të nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore, përmes një partneriteti në mes të vendeve të rajonit dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë.

Kështu njofton përmes një deklarate për media, Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila po ashtu falënderon të gjitha shtetet anëtare, si dhe mekanizmat e brendshëm në Kosovë, që bënë të mundur anëtarësimin në këtë organizatë të pavarur, e cila përpos komponentes ushtarake, në fushëveprimin e saj ka edhe pjesën akademike.

Anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë të Evropës Juglindore, sipas kësaj deklarate, është i rëndësishëm për shumë procese reformuese civilo-ushtarake të cilat do të ndihmojnë reformën e sektorit të sigurisë, bashkëpunimin kundër terrorizmit, bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë, menaxhimin e fatkeqësive, katastrofave, integrimin evropian dhe euroatlantik, kontrollin e armëve dhe masave për ndërtimin e besimit dhe sigurisë (Confidence and Security Building Measures).

RACVIAC bashkëpunon ngushtë me organizatat ndërkombëtare siç janë OKB, NATO, BE, OSBE, SELEC, DCAF, UNDP, ITF, RCC, MARRI, etj. Në këtë organizatë bëjnë pjesë aktualisht 8 shtete anëtare të rajonit si Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia.

Më Shumë

Mesjava sjell super përballje në ProCredit Superligë

Të mërkurën dhe enjten zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të të ProCredit Superligës. Në këtë mesjavë priten shumë përballje interesante, me elitën e basketbollit,...

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Lajmet e Fundit