20.8 C
Prizren
E hënë, 14 Tetor, 2024

Kosova kujton senatorin John McCain

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar senatorin John McCain duke e quajtur mendje briliante që zbërthente me pak fraza problemet më komplekse të kohës.

Veseli ka thënë se Kosova ka qenë e bekuar që ka pasur miq të tillë si McCain.

“Vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës kishim nderin të presim senatorin John McCain, mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë sonë. I ruaj të paharrueshme mbresat e veçanta nga takimi me të. Një mendje briliante që me pak fraza zbërthente edhe problemet më komplekse të kohës sonë. Kosova ka qenë e bekuar duke pasur miq të tillë si senatorin McCain. Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjitheve. Prehu në paqe miku ynë i madh e i paharruar”, ka shkruar Veseli në Facebook.

McCainin e ka kujtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se Kosova humbi mikun e çmuar, pa të cilin rruga drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më e vështirë.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Senatorit republikan të ShBA-së John McCain, familjes së tij, Senatit të SHBA-së dhe qytetarëve amerikanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës. Familja humbi të dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë. Fitues në luftë dhe në paqe, luftëtar i madh për të drejtat e njeriut dhe ligjvënës i pashoq. Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës. Lamtumirë mik i Kosovës, John McCain. Pusho i qetë!”ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behget Pacolli, ka thënë se McCain do të mbetet hero për ndihmën dhe lobimin pro Kosovës.

“Lamtumirë miku i madh i Kosovës John McCain. Senatori McCain përveq se hero i SHBA ishte dhe do të mbetet edhe hero për Kosovën, për ndihmën e madhe dhe lobimin e tij pro shtetit tonë”, ka thënë Pacolli.

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka thënë se Kosova do ta kujtojë senatorin John McCain për mbështetjen e palëkundur dhënë Kosovës.

“Senatori amerikan John McCain ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm për liri dhe demokraci në botë, dhe një mik i dashur i Kosovës dhe popullit tonë. Për mbështetjen e tij të palëkundur, ne gjithmonë do e kujtojmë Senatorin McCain me admirim dhe respekt”, ka shkruar ajo.

Më Shumë

Prizren: U shty në mungesë të dëshmitarëve, vazhdon seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandë me duhan

Në Gjykatën Themelore në Prizren sot nga ora 10 do të vazhdojë seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan. Në...

Marshi solidarizues në Dragash, mbështetje për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Sot në Komunën e Dragashit u mbajt një marsh solidarizues në mbështetje të grave të prekura nga kanceri i gjirit, në kuadër të aktiviteteve...

Lajmet e Fundit