7.8 C
Prizren
E diel, 17 Tetor, 2021

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Republika e Kosovës i njeh certifikatat digjitale COVID -19 e shteteve të miratuara nga Komisioni Evropian, por vetë ende nuk është pjesë e sistemit digjital të këtyre certifikatave. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se janë duke punuar ngushtë me përgjegjës të Komisionit Evropian, që të pranohet certifikata edhe për qytetarët e imunizuar të Kosovës.

Certifikata digjitale COVID-19 është brenda Bashkimit Evropian që nga 1 korriku 2021. Kjo certifikatë u mundëson qytetarëve të BE-së të lëvizin lirshëm në 27 shtetet e bllokut evropian, nëse janë të vaksinuar me vaksinat e autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Procesi i imunizimit të popullatës në Kosovë ka nisur në muajin mars dhe deri më tani, rreth 400 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër coronavirusit. Të vaksinuarit në Kosovë pajisen me kartelë vaksinimi për COVID-19.

Krahas kësaj kartele me QR kod (që identifikon statusin rreth vaksinimit), Republika e e Kosovës ka dizajnuar edhe certifikatën digjitale për lëvizje të lirë në shtete të ndryshme, thuhet në përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo është aprovuar nga Komiteti për imunizim kundër COVID-19 në Kosovë dhe është duke punuar ngushtë me akterët përkatës të Komisionit Evropian, duke ndjekur procedurat përkatëse, në mënyrë që e njëjta të pranohet, thuhet në përgjigje.

Çdo procedurë që kërkohet nga Komisioni Evropian do të plotësohet me qëllim që certifikata digjitale e Kosovës të njihet. Në përgjigje të MSH-së po ashtu thuhet se disa çështje janë jashtë ndikimit të ministrisë, por që ky institucion do të përmbushë përgjegjësitë e veta, që i takojnë sa i përket kësaj certifikate, në raport me palët e jashtme.

“Përgjegjësitë e Ministrisë se Shëndetësisë janë të dizajnojnë certifikatën sipas kritereve të Komisionit Evropian dhe të përmbushë standardet që ky dokument duhet t’i ketë, normalisht, të kërkojë dhe avokojë sa më shumë që ka mundësi te KE-ja, që certifikata të njihet sa më parë që ka mundësi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga vendet e rajonit, Komisioni Evropian, të mërkurën ka miratuar certifikatën digjitale të vaksinimit për Shqipërinë, kurse më 20 gusht, në sistemin digjital të certifikatave, është pranuar edhe Maqedonia e Veriut.

Certifikata digjitale lëshohet pa para dhe është në formë të shtypur si dhe format digjital dhe do të ketë validitet deri në një vit. Certifikata ka një QR-kod me informacione, si emri, data e lindjes, shteti që e ka lëshuar këtë dokument, lloji i vaksinës (ose dëshmia për ndonjë imunitet) dhe kur mbajtësi i kësaj certifikate është vaksinuar.

Edona Deva, specialiste e shëndetit publik në Kosovë shprehet se angazhimet e autoriteteve kompetente duhet të jenë të pandalshme sepse certifikata digjitale është shndërruar në pasaportë për lëvizje. Ajo konsideron se Kosova mund të jetë pjesë e sistemit digjital të këtyre certifikatave, pasi në Kosovë administrohen vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave. Deva tregon se gjatë verës ka udhëtuar nga Kosova në shtetin e Kroacisë që është vend i Bashkimit Evropian, por që thotë se nuk ka pasur problem me certifikatën e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Në Kosovë administrohen vaksinat e kompanisë Pfizer dhe AstraZeneca.

“Nuk jam e njoftuar me përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë aspekt, por mund të them se angazhimi nuk duhet të ndalet, për shkak se udhëtimi nuk mund të ndalet për shkak të njohjes apo mosnjohjes së një certifikate”, thekson Deva.

Integrimi në sistemin digjital të certifikatave, në aspektin teknik nuk është problem për Kosovën, thotë Driart Elshani, ekspert i çështjeve të telekomunikimeve. Ky informacion mund të ruhet në telefon apo në pajisje të tjera mobile, të cilat më pas udhëtari ua tregon punëtorëve të linjave ajrore apo zyrtarëve kufitarë.

“Certifikata digjitale në aspektin teknik, duhet të jetë e qasshme përmes telefonit mobil, në mënyrë që të skanohet QR kod nga autoritetet në kufi. Kur skanohet kodi, vërtetohet se personi ka marrë vaksinën. Kosova duhet të punojë edhe në aspektin teknik dhe kjo nuk është e vështirë të realizohet. Kosova lehtë mund të realizojë këtë proces në mënyrë që të integrohet në sistemin digjital të certifikatave, nëse nuk ka kërkesa të tjera nga BE-ja”, shprehet Elshani.

Por, për të hyrë dhe dalë një person në dhe nga Republika e Kosovës, sipas masave në fuqi, për parandalimin dhe luftimin e coronavirusit, të vendosura më 13 shtator nga Qeveria e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë pasuese: certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve) ose testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Në rast se nuk i kanë këto dëshmi, duhet të vetizolohen për shtatë ditë. /Rel/

Më Shumë

E rrallë: Fotografi me Hashim Thaçin, a ishte Haxhi Avdyli pjesë e strukturave të PDK-së?

Një fotografi e prillit të vitit 2000 e siguruar nga Gazeta Insajderi, ka ngjallur dyshime se deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka qenë...

17 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Sot bëhen 17 vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva kanë humbur jetën gjatë një ekskursioni që po bënin...

Cassano zgjedhë 3 sulmuesit më të mirë: Topi i Artë? T’ia dorëzojmë Lewandowskit

Kur po i afrohemi çdo dite e më shumë natës finale të ndarjes së çmimit të “Topit të Artë”, po dëgjojmë mendime të ndryshme...

Kate Upton djeg rrjetin në të brendshme

Kate Upton ka riafirmuar statusin e një seksbombe derisa ka treguar asetet e saj të famshme në të brendshme të kaltra Muajin e kaluar, ajo...

Kështu e vuri në siklet Fifi, Arbana Osmanin

Mbrëmë u zhvillua spektakli i radhës i “Big Brother VIP” që në këtë sezon do jetë dy herë në javë. Një nga momentet përmbyllëse...

Malishevë/ Paditësi thotë se kur ishte duke e lavruar arën, erdhi i padituri dhe i tha se tokën e ka blerë nga djali i...

Paditësi Sali Hoti deklaroi se teksa ishte duke lavruar arën, ishte afruar këtu i padituri Arton Hoti, i cili i kishte thënë se tokën...

Adoleshenti refugjat afgan theret për vdekje në sy të nxënësve në Londër

Një refugjat adoleshent afgan është therur për vdekje në një fushë sporti në jugperëndim të Londrës në sy të nxënësve duke luajtur ragbi. Viktima, e...

Elezi: KQZ po shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna, gjithçka po shkon sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër komuna. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, tha...

Mytaher Haskuka për aktakuzat ndaj zyrtarëve të Prizrenit: Të gjitha janë politike

Kryetari aktual i Prizrenit, njëherësh dhe kandidat për një mandat të dytë nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka ka folur në lidhje me aktakuzat...

Arrestohet një i dyshuar në Prizren, kishte goditur një person me dorezë të armës me gaz

Policia në Prizren ka bërë të ditur se më 20 gusht 2021, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kishte ndodhur një rast lëndim i...

Qeveria shpall Majlinda Kelmendin “Qytetare me merita të veçanta”

Qeveria e Kosovës e ka shpallur xhudisten Majlinda Kelmendin “Qytetare me merita të veçanta”. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se Kelmendi...

Nëna raporton djalin në polici për sulm fizik ndaj familjes në Prizren

Në qytetin e Prizrenit, nëna ka raportuar në polici djalin, sepse sipas saj ai në vazhdimësi është duke i shqetësuar familjarët. E pas ekzaminimeve...

Policia në Prizren arreston një person i cili kishte marrë pjesë në një rrahje

Policia në Prizren ka bërë të ditur se më datë 7 gusht 2021, në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, kishte ndodhur një rast lëndim...

Newcastle e dëshiron Zidanen

Newcastle United është duke menduar seriozisht për zëvendësimin e trajnerit aktual, Steve Bruce. Drejtuesit arabë, që blenë klubin e Premier Ligës së fundmi, po mendojnë...

Anton Quni për Nderim Gashin: E meriton besimin, prandaj votojeni !

Nderim Gashi garon për kuvendar të Prizrenit, në zgjedhjet e 17 tetorit. Ai është pjesë e listës së LDK-së dhe mban numrin 4. Kandidati i këtij...

Totaj tregon se si e ka planifikuar ta bëjë rregullimin urbanistik në Prizren

Kandidati i PDK-së në garë për të parin e Prizrenit, Shqir Totaj, ka treguar planin e tij se di do ta vë në zbatim...

Lajmet e Fundit