3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Kosova, nikoqire e programit inovativ veror për fenë dhe politikën e jashtme

PrishtinaFondacioni i Besimit Tony Blair Faith Foundation dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Balkan Institute dhe Universitetin e Prishtinës sot nisin një program veror dy-javor mbi “Fenë dhe politikën e jashtme: Shqyrtimi i rolit të fesë në transformimin konfliktuoz dhe post-konfliktuoz”, prej 5-17 gusht.

Programi mirëpret 26 pjesëmarrës nga 15 shtete, duke përfshirë edhe vendet e largëta si Maroku, Kina dhe Ukraina.

Ekspertë të njohur do të ligjërojnë në kuadër të një programi të larmishëm që mbulon tema si feja në kontekstin e rindërtimit post-konfliktuoz dhe rolin e fesë, kulturës dhe identitetit në Ballkan. Në mesin e ligjëruesve do të jenë profesor Miroslav Volf nga Universiteti Yale, profesor Ivo Vanac nga Universiteti Yale dhe nga Zagrebi, ambasadori Zamir Akram, ish-ambasador i Pakistanit pranë Kombeve të Bashkuara dhe ligjërues në Geneva School of Diplomacy, dhe Obrad Saviq nga Universiteti Singidunum. Programi do të përfshijë një udhëtim fundjave për në Prizren për të vizituar trashëgiminë kulturore të qytetit të xhamive dhe kishave të cilat qëndrojnë krah për krah.

Charlotte Keenan, kryeshefe ekzekutive pranë Tony Blair Faith Foundation, tha:

“Këtë verë po bashkëpunojmë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Universitetin e Prishtinës dhe Balkan Institute, përmes organizimit të një programi intensive veror mbi ndërveprimin mes fesë dhe politikës së jashtme. Programi bashkon studentët me profesionistë, diplomatë, si dhe me udhëheqës rajonalë dhe ndërkombëtarë. Programi do të pajisë pjesëmarrësit me njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme për të kuptuar dhe analizuar rolin e fesë në kontekst të situatave konfliktuoze dhe post-konfliktuoze. Shpresojmë se ky program do të bëjë që ta shohim fenë si pjesë të zgjidhjes, si dhe shpeshherë si pjesë të problemit. Nuk ka vend më të mirë sesa Kosova për zhvillimin e një kursi të tillë”, tha Charlotte Keenan.

“Programi veror është edhe një hap përpara në përkushtimin tonë të vazhdueshëm për nxitjen e dialogut ndërfetar në Kosovë. Kjo nismë është pjesë e programit tonë shumëdimensional të diplomacisë publike dhe është vazhdimësi e konferencës së suksesshme ndërkombëtare ndërfetare e cila mblodhi prijës fetarë dhe ekspertë botërorë në Pejë, në maj të këtij viti. Jemi të lumtur për bashkëpunimin tonë me Tony Blair Faith Foundation me të cilin fondacion do të organizojmë programin dhe do të jemi nikoqirë të ekspertëve të njohur botërorë këtu në Kosovë, ku do të vazhdojmë t’i trajtojmë këto çështje të rëndësishme me pjesëmarrës nga 14 shtete”, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vjehrri në Rahovec dyshohet se ushtron dhunë psiqike ndaj nuses

Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj një burri në Rahovec për të cilin dyshohet se ushtron dhunë psiqike ndaj nuses së tij. Në raportin...

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi shqyrton sfidat në aspektin e sigurisë në Prizren

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të mërkurën, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në...

Lajmet e Fundit