6.2 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Kosova pa aplikacion për çmimet e derivateve të naftës

Një aplikacion në bazë të të cilit qytetarët e Kosovës do të kishin mundësi t’i shihnin çmimet e derivateve në baza ditore është duke u kërkuar të bëhet edhe në vendin tonë me qëllim të transparencës së çmimeve dhe lehtësimit të qytetarëve sa i përket anës financiare.

Lidhur me këtë çështje, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se është domosdoshme që Kosova ta ketë një aplikacion apo uebfaqe ku qytetarët çdo mëngjes mund të informoheshin se si sillen çmimet e derivateve në Kosovë.

Një aplikacion i tillë është kërkuar edhe nga kryetari i OJQ “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku. Ndërsa eksperti i ekonomisë, Pëllumb Çollaku, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se krijimi i oligopolit në tregun e naftës vazhdon të jetë problem për shkak të koncentrimit të konsumatorëve në pika të caktuara derivatesh

Më Shumë

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i parë i një qeverie palestineze ishte Ahmed Hilmi Pasha, një...

Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Rreth orës 11:30 të...

Lajmet e Fundit