20 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Kosova pa asnjë aktivitet për Ditën e Shkrim-leximit

Dita Ndërkombëtare për Avancim të Shkrim-leximit e cila shënohet çdo vit më 8 shtator ka për qëllim që të ngritë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri.

Iniciativa e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Avancim të Shkrim-leximit rrjedh nga Konferenca botërore e ministrave të arsimit e organizuar në shtatorin e vitit 1965 në Tehranë e cila temë boshte kishte zhdukjen e analfabetizmit, ndërsa UNESCO si ditë ndërkombëtare e shënon nga viti 1966 me qëllim të promovimit të rëndësisë së arsimimit të fëmijëve dhe të rriturve.

Sipas të dhënave të UNESCO, rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit, 1 në 5 persona të rritur janë analfabet nga të cilët 2/3 janë femra.

Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë.

Në Kosovë, sipas regjistrimit të popullsisë 2011, janë evidentuar gjithësie 55001 persona që nuk dinë shkrim-lexim që përbënë 3.2% të numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe 3.9% të grupmoshave mbi 10 vjet.

Arsimi në Kosovë nuk është i nivelit cilësor ku arsimi fillor ka pjesëmarrjen më të lartë sa i përket përgatitjes shkollore të popullsisë dhe përbën 38.2%, ai i mesëm 24.3% dhe ai i lart 9.3% (vetëm 0.8% me magjistratur- master dhe doktorata).

Shqetësuese janë edhe të dhënat nga braktisja e shkollimit dhe mos regjistrimi i nxënësve në shkollën e mesme duke e vështirësuar kështu edhe më tepër situatën sa i përket nivelit të shkollimit.

Më Shumë

Nëna e raporton zhdukjen e vajzës së saj në Prizren

Një nënë në Prizren, ka raportuar vajzën e saj të zhdukur në Polici të Kosovës. Sipas raportimit të Policisë, ankuesja ka raportuar se vajza e...

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një...

Lajmet e Fundit